Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama përcolli ushtrimin fushor të BRSH-së ,,Biza - 2018”

Batalioni i Parë i Brigadës së Reagimit të Shpejtë të FSK-së, nga 3 qershor deri më 12 qershor 2018, realizoi ushtrimin fushor të koduar,, Biza-2018” në poligonin ushtarak Biza të Republikës së Shqipërisë. Në këtë ushtrim morën pjesë mbi 350 ushtarë me 30 automjete.

Qëllimi i këtij ushtrimi është vlerësimi i performancës operuese të kompanive të Batalionit, në një situatë komplekse të sigurisë dhe emergjencës me qëllim të certifikimit të tyre për operacionet MAC dhe OMP, si dhe testimit të aftësisë së BN për zbarkim dhe vetë qëndrueshmëri të operacioneve.

Për të përcjellë nga afër zhvillimet e ushtrimit fushor të Batalionit të Parë të BRSH-së, dje në Biza, qëndruan komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës gjenerallejtënant Rrahman Rama,  komandanti i Brigadës për Reagim të Shpejtë, gjeneral brigade Fadil Hadërgjonaj, kolonel Jeton Dreshaj, shef i Kabinetit të Komandantit të FSK-së, atasheu ushtarak i Kosovës në Republikën e Shqipërisë, koloneli Bashkim Shillova, komandanti i Batalionit të Parë të BRSH-së, major Berat Shala dhe Jashar Ramadani shef i Kabinetit të Ministrit Rrustem Berisha.

Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama përgëzoi stafin udhëheqës dhe Batalionin e Parë, për realizimin e objektivave gjatë ushtrimit fushor “Biza 2018”, si dhe falënderoi ushtrinë shqiptare për përkrahjen dhe për mundësinë e realizimit të këtij ushtrimi.

Komandanti i FSK-së, gjeneral Rama para të pranishmëve tha: ,,Ju përgëzoj për të gjitha të arriturat gjatë realizimit të ushtrimit fushor “Biza 2018”. Mendoj dhe besoj se qëllimi dhe synimi juaj është arritur me sukses. Gjithashtu e di se keni pasur vështirësi në përshtatje me një ambienti të tillë. Qëllimi kryesor i ushtrimit ka qenë sfidimi i vetvetes, vetë qëndrueshmëria dhe komandimi dhe kontrolli, dhe këtë e keni arritur. Pra, jeni një batalion model për të tjerët dhe të vazhdoni për të avancuar më tutje, në të ardhmen. Kërkoj që të jeni të ndërveprueshëm edhe me partnerët tanë. Ky është misioni juaj, ketë e keni zgjedhur që nga faza e planifikimit dhe ekzekutimit. Megjithëse është arritur qëllimi, nuk duhet të jemi të vetëkënaqur, por duhet të jemi në hap me zhvillimet më të reja, pra në hap me kohën. Realizimi  i këtij ushtrimi është një arritje e madhe e jona, dhe unë kërkoi nga ju që këto njohuri të reja me përgjegjësi të lartë t’i bartni te të tjerët”.

Batalioni i Parë i BRSH-së, sot e përfundon ushtrimin fushor “Biza-2018”. 

Kalendari

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
  1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31