Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes certifikohen kursantët për instruktorë të taktikave

Në kazermën ,,Skënderbeu” të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes të FSK-së, në Ferizaj,  u mbajt ceremonia e certifikimit të trajnimit ,,Kursi Ndërkombëtar për Instruktorë të Taktikave” në të cilin morën pjesë 39 pjesëtarë të njësive të ndryshme të FSK-së. Kursi ka qenë i mbyllur dhe ka zgjatur tri javë. Instruktorët ishin nga Ushtria e Mbretërisë së Bashkuar.

Në këtë ceremoni të pranishëm ishin komandanti i Forcës Tokësore, gjeneral brigade Enver Cikaqi, ambasadori  i Mbretërisë së Bashkuar Ruari O’Conell, komandanti i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes gjeneral brigade Irfete Spahiu, atasheu ushtarak i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë koloneli Sainthrope, si dhe oficerë të lartë të FSK-së.

Në fjalën e tij, ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar Ruari O’Conell, pos tjerash, tha: ,,FSK-ja dhe Ushtria e Mbretërisë së Bashkuar janë duke bashkëpunuar në mënyrë të shkëlqyeshme dhe se ky angazhim i madh është duke dhënë rezultate konkrete”. Ai gjithashtu shprehu gatishmërinë që ky bashkëpunim të vazhdojë dhe në të ardhmen, duke u shprehur: , gjithë ky mund do të shfaqet në të ardhmen gjatë aktiviteteve të FSK-së”.

Komandanti i Forcave Tokësore, gjeneral brigade Enver Cikaqi, me këtë rast i përgëzoi kursantët e FSK-së për rezultatet e arritura dhe për disiplinën e treguar në këtë trajnim, ndërsa instruktorët nga Mbretëria e Bashkuar i falënderoi për përkushtimin dhe punën që kanë bërë gjatë këtij trajnimi me pjesëtarët e FSK-së.

Në fund të ceremonisë, komandanti i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes, gjeneral brigade Irfete Spahiu, kursantëve u dha certifikata, kurse instruktorëve mirënjohje për angazhimin profesional të tyre gjatë mbajtjes së trajnimit.
 

Kalendari

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
    1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30