Certifikohen pjesëmarrësit e trajnimit ,,Menaxhimi taktik i traumave”

Në kazermën ,,Adem Jashari” të FSK-së, sot u zhvillua ceremonia e certifikimit të 15 pjesëtarëve të FSK-së dhe Policisë së Kosovës, të cilët kryen trajnimin dyjavorë- cikli i tretë, me temë: ,,Menaxhimi taktik i traumave” (Ndihma e parë e avancuar). Trajnimi është mbështetur nga Ambasada e SHBA-së, përkatësisht Zyra për Mbështetje Civile- Ushtarake (CMSE) dhe është zhvilluar nga instruktorët e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Në këtë ceremoni ishin të pranishëm: zv. komandanti i Forcave Tokësore gjeneral brigade  Xhevahir Geci, atasheu ushtarak i SHBA-së, major Connor, drejtori i Policisë Kufitare i rajonit të veriut të Mitrovicë, nënkoloneli Mentor Shabani, komandanti i Njësisë Ndërlidhëse të Reagimit në Kriza (NNJRK) nënkolonel Milaim Musliu, zv. komandanti i Kompanisë së Mjekësisë, major Genc Shala si dhe oficerë të FSK-së dhe KFOR-it.

Zv. komandanti i Forcave Tokësore gjeneral brigade Xhevahir Geci, në fjalën e tij, tha: ,,Ndihem i nderuar që sot jam pjesë e kësaj ceremonie përmbyllëse. Dua të përmend bashkëpunimin e shkëlqyer që ka FSK-ja me Policinë e Kosovës dhe Ambasadën Amerikane që është një tregues i qartë i progresit që kemi sot si FSK”.

Trajnimi është realizuar nga Kompania e Mjekësisë e FSK-së në koordinim me Zyrën  Mbështetëse Civile–Ushtarake të Ambasadës së SHBA-së dhe ka për qëllim avancimin e FSK-së në ndërveprueshmëri me institucionet tjera.

Duke iu drejtuar kursantëve, gjeneral Geci, shtoi: ,,Të nderuar kursantë, kërkoj nga ju, që me njohuritë  që i keni fituar të jeni përgatitur mjaftueshëm për të intervenuar në rastet reale kur do që kërkohet  ndihma juaj.FSK- ja vlerëson lartë angazhimin e Ambasadës së SHBA-së, andaj unë si zëvendëskomandant i Forcave Tokësore falënderoj Ambasadën Amerikane për kontributin e vazhdueshëm që po jep në ngritjen e kapaciteteve operacionale të FSK-së dhe  institucionet tjera të sigurisë në Kosovë”.

Ndërsa drejtori i Policisë Kufitare për rajonin e veriut të Mitrovicë, nënkolonel Mentor Shabani tha: ,,Sot zyrtarët e Policisë mund ta trajtojnë veten, mund ta trajtojnë kolegun dhe së bashku mund ta trajtojnë edhe qytetarët në situata të ndryshme, në fazën e projekti të përbashkët në mes të FSK-së dhe Ambasadës Amerikane, ku pjesëtarët e Policisë po trajnohen në aspektin elementar të ndihmës së parë mjekësore, që është element i cili i ka munguar organizatës sonë. Në kursin “Menaxhimi taktik i traumës”, si në teori ashtu edhe në praktikë, iu është dhënë mundësia kursantëve që të praktikojnë atë që kanë mësuar në jetën e përditshme nëse do të  përballen me këso lloj praktikash. Ju jenë të përgatitur dhe të gatshëm që të intervenoni dhe të shpëtoni jetë njerëzish.”.

Kurse përfaqësuesi i Ambasadës nga Zyra Ndërlidhëse Civilo-Ushtarake, kapiteni Justin Bauer falënderoi kursantët dhe të pranishmit,  duke thënë:  Gjatë këtyre dy javëve ju keni mësuar   shumë shkathtësi  të reja për të shpëtuar jetë. Unë shpresoj se ju kurrë nuk do të ndodheni në situata të tilla, por edhe nëse ndodheni unë jam i kënaqur që ju i keni fituar këto shkathtësi. Shpresoj se ky është një nga hapat e shumtë që ju të gjithë i  bëni për të forcuar profesionalizmin e FSK-së dhe Policisë Kufitare.

Në fund u ndanë certifikatat për të gjithë pjesëtarët që përfunduan trajnimin dhe gjithashtu u certifikuan edhe dy pjesëtarë të FSK-së, të cilët kanë ndjekur kursin ,,Parandalimi i vetëvrasjeve“ në kampin Bondsteel.    

Kalendari

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
     1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30