FSK-ja, forcë në shërbim të të gjitha komuniteteve

Në bazë të Planit të Veprimit për vitin 2018 të Departamentit për Bashkëpunim Civilo-Ushtarak të Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, FSK-ja, përkatësisht pjesëtarët e Batalionit të Xhenios, sot kanë realizuar një projekt humanitar në Komunën e Graqanicës, i cili kishte të bënte me prerjen e disa plepave të thatë që paraqisnin rrezik për banorët e kësaj ane.

Aktivitetet për realizimin e këtij projekti  i përcollën nga afër edhe drejtori i Departamentit të BCU-së z. Hajrush Kurtaj, majori Limon Salihu dhe zyrtarja nga Zyra për Komunitete në MFSK znj. Lejla Loci.   

Projekti është realizuar në aksin rrugor Prishtinë –Gjilan, që kalon nëpër Graqanicë, ku janë prerë disa drurë të thatë të cilët rrezikonin jetën e qytetarëve dhe pengonin qarkullimin e lirë të veturave.

Drejtori i BCU-së, zoti Kurtaj, takoi edhe përfaqësuesit e Komunës së Graqanicës dhe disa banorë të komuniteti serb. Ai  në takim me ta u shpreh; ,,FSK-ja me kapacitetet e saj gjithmonë do të jetë pranë komunitetit;  pa marrë parasysh gjuhën apo fenë. Ne  do t’ju  dalim  në ndihmë të  gjithë qytetarëve me  projekte që  ndikojnë në përmirësimin e jetës dhe mirëqenies së tyre.

Ndërkaq,  qytetarët e Graqanicës  u shprehen mirënjohjes dhe falënderues ndaj FSK-së.

do të jemi pranë komuniteteve; pa marrë parasysh gjuhën apo fenë, tu dalim në ndihmë dhe sidomos realizimin e projekteve të shumta, të cilat janë në të mirë të qytetarëve dhe që ndikojnë në përmisimin e jetës dhe mirëqenies së tyre.

 

Kalendari

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
    1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30