Gjenerali Naim Haziri përcolli nga afër realizimin e projektit humanitar të FSK-së në fshatin Janjevë

Komandanti i Brigadës së Mbështetjes Operacionale gjeneral brigade Naim Haziri i shoqëruar nga komandanti i Batalionit të Xhenios, vizituan sot pjesëtarët e Batalionit të Xhenios të cilët janë duke realizuar projektin humanitar, në ndihmë të komunitetit, në fshatin Janjevë të Komunës së Lipjanit.

Ky projekt ka të bëjë me hapjen e një kanali të ujërave i cili shkaktonte probleme për banorët e një pjese të fshatit, sa herë që kishte të reshura. Projekti realizohet në bashkëpunim me Komunën  dhe komunitetin e fshatit të banuar nga komunitete të ndryshme, si: turq, ashkali, shqiptarë dhe kroatë.

Gjeneral Haziri u takua me pjesëtarë të komunitetit. Ata e falënderuan gjeneral Hazirin për ndihmën që është ofruar nga Forca e Sigurisë së Kosovës.

Në fjalën e tij, gjeneral Haziri, ndër të tjera tha; ,,ne jemi këtu për ju, për të ju gjendur sa më afër. Këto makineri, që sot po punojnë në këtë projekt, janë për qytetarët tanë. Ne do të mundohemi që me kapacitetet tona t`ju dalim në ndihmë të gjitha komuniteteve në realizimin e projekteve të cilat janë në të mirë të qytetarëve dhe që ndikojnë në jetën dhe mirëqenien e tyre”.

 

Kalendari

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
     1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30