Gjenerallejtënant Rrahman Rama dekoroi me medaljen ,,Shërbim vetëmohues’’ pjesëtarët e Kërkim- Shpëtimit

Në një ceremoni të organizuar në Regjimentin e Mbrojtjes Civile,  Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës Gjenerallejtënant Rrahman Rama  ka dekoruar me medaljen ,, Shërbim Vetëmohues’’  pjesëtarët e Task Forcës së  Kërkim Shpëtimit.

Komandanti i  FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama  i shoqëruar nga komandanti i Brigadës së Mbështetjes Operacionale, gjeneral brigade  Naim Haziri, u pritën në Regjimentin e Mbrojtjes Civile nga  komandanti, kolonel Shaip Haziri  shoqëruar nga shefi i shtabit të RMC-së, nënkolonel Bajram Bekteshi  dhe këshilltari i NALT-it për RMC, nënkolonel  James Grimaldi, morën pjesë në ceremoninë e dekorimit të pjesëtarëve.

Pjesëtarët e Task-Forcës së Kërkim- Shpëtimit  të ekipit të Shpëtimit në Ujëra dhe Male  ishin të rreshtuar  për pritjen e Komandantit të FSK-së, dhe me këtë rast gjeneral Rama  theksoi se qëllimi i gjithë kësaj ceremonia është respekti për punën tuaj,  për angazhimin që keni bërë në vazhdimësi  për kërkimin dhe shpëtimin e jetëve të njerëzve  ku do që është kërkuar .

,,Unë ju përgëzoj për  punën dhe angazhimin.  E di dhe e kuptoj  se në çfarë kushtesh ju veproni dhe çfarë rrezikshmërie keni në punën tuaj. Kam qenë vet prezent në kërkimin e dy policëve të aksidentuar. Po ashtu kërkimi  dhe   gjetja e viktimës  vikendin e kaluar  tregon për punën dhe angazhimin serioz që ju jeni duke e bërë. Shpresoj që kurrë mos  të kemi thirrje për angazhimin tuaj,  se e di sa e vështirë është të gjesh dhe të  tërheqësh  një viktimë, por ju e keni treguar me punën tuaj  se jeni të gatshëm dhe të përgatitur për çdo situatë’’ tha ndër të tjera në fjalën e tij gjeneral Rama.

Në fund të ceremonisë të gjithë pjesëtarëve iu ndanë medalje për ,,Shërbim Vetëmohues’’.

Vlen të theksohet se pjesëtarët e Kërkim–Shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë në vazhdimësi të angazhuar në operacione reale dhe të gjitha operacionet i kanë përfunduar me sukses siç janë për shembull: kërkimi në lumin Sitnica; në aksin Kaçanik-Hani i Elezit si dhe kërkimi në rrjedhën e Drinit të Bardhë në komunën e Pejës.

Kalendari

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
     1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30