Ministri Rrustem Berisha prit në takim ambasadorin e Italisë, Piero Sardi

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, z. Rrustem Berisha priti sot në takim ambasadorin fuqiplotë të Republikës së Italisë në Republikën e Kosovës, z. Piero Cristoforo Sardi.

Në takimin e përbashkët u bisedua për marrëdhëniet e Kosovës dhe Italisë duke u cilësuar si shumë të mira, për identifikimin e fushave të reja të bashkëpunimit si dhe u shpreh një zotimi i sinqertë për intensifikimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve sidomos në fushën e sigurisë.

Ministri Berisha e njoftoi mysafirin mbi të arriturat e FSK-së, stadin aktual të zhvillimit dhe planet për të ardhmen. Ai tha se FSK-ja është duke u respektuar jashtëzakonisht shumë nga qytetarët e vendit. Është bërë atraktive dhe e dëshirueshme edhe nga të rinjtë nga radhët e komuniteteve, si dhe po dëshmon me sukses se do të jetë forcë garantuese e prosperitetit të vendit tonë.

Nga ana e tij, ambasadori Sardi shprehu interesim për progresin e arritur në çdo fushë në Kosovë, si dhe u shpreh gjithashtu i gatshëm për inicimin dhe shtyrjen përpara të agjendës së Kosovës drejt Bashkimit Evropian.

Kalendari

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
     1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30