Në KDS u mbajt ceremonia e përmbylljes së ,,Kampit Rinor 2018”

Nga data 28 maj deri më 01 qershor 2018 në kazermën “Skënderbeu”, në Komandën e  Doktrinës dhe Stërvitjes, është realizuar ,,Kampit Rinor 2018” nën organizimin e Ministrisë së Forcës së Sigurisë të Kosovës, përkatësisht Departamentit për Bashkëpunimit Civilo–Ushtarak së bashku me Ministrinë e Arsimit dhe Drejtoritë Komunale të Arsimit, ku morën pjesë 113 nxënës të shkollave të mesme nga e gjithë Kosova.

Në ceremoninë përmbyllëse të pranishëm ishin komandanti i Forcave Tokësore gjeneral  brigade Enver Cikaqi, komandanti i KDS gjeneral brigade Irfete Spahiu, drejtori i Drejtorisë për Bashkëpunim Civilo-Ushtarak i MFSK-së z. Hajrush Kurtaj, këshilltari i NALT-it për BCU, James K. GRIMALDI–OF 4 SHBA-A, major Tahir Çuka nga CIMIC i KFOR-it, shefi i Shtabit të KDS-së nënkolonel Fadil Hoxha, oficerë, nënoficerë dhe familjarë të nxënësve.

KOMFT gjeneral brigade Enver Cikaqi pasi përshëndeti të pranishmit theksoi se “jam i lumtur që sot jam në mesin tuaj në përmbyllje të këtij kampi që tashmë është bërë tradicional. “Me mësimet që ju keni marrë gjatë këtyre ditëve, do të ktheheni tek familjet tuaja, tek shokët tuaj dhe do t’u tregoni për punën dhe profesionalizimin që ka sot FSK-ja. Ju këtu keni mësuar për sakrificën e gjeneratave dhe keni marrë njohuri të mjaftueshme për jetën në FSK. Keni kuptuar se sa fisnike dhe sa mirë është të jesh pjesë e FSK-së. Falënderoj familjet tuaja që na kanë besuar që ju të jeni për një javë me ne, edhe kjo është një e mirë për institucionin tonë për besimin që ka krijuar tek populli. Ndonjëri nga ju në të ardhmen do të jetë edhe pjesë e uniformës. Edhe pse tashmë ju jeni të rritur, shfrytëzoj rastin të ju uroj ditën e fëmijëve të gjithë fëmijëve kudo që janë”.

Në fjalën e tij z. Kurtaj falënderoi të pranishmit dhe në veçanti  fëmijët për pjesëmarrjen në këtë kamp. Ai vlerësoi angazhimin e nxënësve gjatë qëndrimit  të tyre  në  këtë kamp duke u shprehur kësisoj: “ Gjatë këtyre ditëve ju keni mësuar për sakrificën  e shumë gjeneratave për të pasur uniformën e shtetit, të cilën edhe ju patet rastin qe gjatë një jave ta mbani veshur. Ju po ashtu  jeni njohur me punën e pjesëtarëve të FSK-së, keni mësuar  sadopak  për Trupat Mbrojtëse të Kosovës,  për luftën e Ushtrisë Çlirimtare. Jeni  përballur me ushtrimet  dhe aktivitetet që për çdo ditë ushtarët e FSK-së i kryejnë në jetën e tyre të përditshme, si aktivitetet  fizike, deminim, ndihmë të parë, orientim në natyrë etj.”.

Në fund të ceremonisë u ndanë certifikata për të gjithë pjesëmarrësit.
 

Kalendari

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
    1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30