Në Universitetin Amerikan diplomojnë 15 kadetë të Qendrës për Studime Universitare të FSK-së

Dje, në AUK u mbajt ceremonia e diplomimit të studentëve të këtij universiteti. Në ceremoninë e diplomimit mori pjesë edhe kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, gjenerali amerikan Wesley Clark, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, komandanti i Komandës së Forcave Tokësore, gjeneral brigade Enver Cikaqi, komandanti i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes gjeneral brigade Irfete Spahiu, si dhe shumë mysafirë të ftuar.

Në këtë ceremoni, diplomuan edhe 15 kadetë të Qendrës për Studime Universitare të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Me këtë rast, gjenerali amerikan në pension Wesley Clark, mbajti një ligjëratë për kadetët dhe stafin udhëheqës të Qendrës për Studime Universitare (QSU). Në këtë ligjërate ishin të pranishëm: Komandanti i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes gjeneral brigade Irefete Spahiu dhe stafi i AUK-ut. 

Ushtruesi i detyrës së Komandantit të Qendrës së Studimeve Universitare, kapiteni Vegim Krelani mirëpriti dhe falënderoi gjeneralin Clark, për gatishmërinë e treguar për të ligjëruar para stafit dhe kadetëve të QSU-së.

Gjenerali amerikan Wesley Clark, me të marrë fjalën, deklaroi se është i impresionuar me të arriturat e FSK-së. Në ligjërimin e tij ai shpalosi përvojat dhe sfidat në karrierën e tij ushtarake. Rëndësi të veçantë i kushtoi përgatitjes profesionale dhe vendimmarrjes në të gjitha nivelet e udhëheqjes.  Ai, më tutje elaboroi kornizën e udhëheqjes ushtarake përmes përshkrimit të atributeve se si një lider duhet të: ,,JETË, DIJË DHE BËJË “, duke u bazuar në përvojat e tij personale si ushtarak. 

Ligjërata u mirëprit dhe u cilësua si mjaft produktive dhe e rëndësishme nga audienca, posaçërisht nga kadetët tanë të cilët patën mundësinë që t`i parashtrojnë edhe pyetje të shumta.

Komandanti i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes, gjeneral brigade Irfete Spahiu, në përfundim të ligjëratës, gjeneralit Wesley Clark i dha dhuratë simbolike, në shenjë mirënjohje dhe respekti për kontributin e tij të dhënë për çlirimin e Kosovës. 

Në ceremoninë e 14-të të diplomimit të kadetëve të FSK-së, në Universitetin Amerikan në Kosovë, diplomuan 15 kadetë të Qendrës për Studime Universitare të FSK-së prej të cilëve 13 kadetë i takonin vitit të IV-të “Gjenerata 2018”, ndërsa 2 kadetë të vitit III-të, “Gjenerata 2019” të cilën arritën që me sukses t’i përfundojnë provimet- një vit më herët.

Kadeti Premtim Shaqiri  “Gjenerata 2018” u dekorua me çmimin “Highest Honours “ për arritje të larta akademike.

 

Kalendari

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
     1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30