Komandanti i FSK ndanë certifikata mirënjohje për pjesëmarrësit e ushtrimit fushor "Shqiponja 6"

Në MFSK  me aktorët pjesëmarrës u mbajt takim vlerësues për zhvillimet e Ushtrimit Fushor “Shqiponja -6". Në takim  ishin të pranishëm Komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama, komandanti i KFT-së gjeneral major Enver Cikaqi, gjeneral major Gëzim Hazrolli, gjeneral brigade Naim Haziri, oficer dhe nën oficerë   nga ushtritë e  shteteve pjesëmarrëse, FSK-së dhe të agjencive emergjente. Takimin e kryesoi drejtori i ushtrimit, gjeneral brigade Naim Haziri, i cili konstatoi se, ushtrimi fushor ka qenë shumë i suksesshëm, se ka arritur  objektivat e planifikuar, është zhvilluar i tëri sipas planit dhe  pa ndonjë lëndim apo incident për pjesëmarrësit.

Komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama, në fjalën  e tij me rastin e përfundimit të ushtrimit fushor “Shqiponja-6",  vlerësoi lartë pjesëmarrjen e përfaqësuesve të shteteve pjesëmarrëse,  duke i  falënderuar dhe shprehur mirënjohje për pjesëmarrje dhe angazhimin e tyre të pa lodhur dhe profesional. Niveli i arritur në këtë ushtrim ishte një shkallë e re e organizimit dhe përvojë e re për ne, rezultati i së cilës na inkurajon që në të ardhmen të kemi edhe më shumë shtete pjesëmarrëse. Në këtë mënyrë ne rrisim bashkëpunimin dhe njohjet si dhe besimin mes pjesëtarëve  të ushtrive mike dhe aleate. Na gëzon fakti që kemi arritur këtë sukses por kjo nuk do të thotë se nuk ka vend për  ma mirë.

Ky ushtrim e ka arritur qëllimin e paracaktuar, ka qenë ushtrim i madh dhe i rëndësishëm për FSK-në  dhe Kosovën, ka qenë ushtrim historik.  Është e rëndësishme të jemi të ndërveprueshëm me institucionet vendore, por kurë jemi të nderveprueshëm me partnerët ndërkombëtar, atëherë kjo tregon se  FSK-ja është e gatshme  për detyra të reja dhe misione ndërkombëtare. Urojmë që të ju kemi serish në Kosovë edhe në ushtrimet tjera. Do të bashkëpunojmë edhe në të ardhmen, sepse ne dëshirojmë të jem pjesë e juaja, të jemi anëtarë në NATO.

Me këtë rast komandanti i FSK-së u ndau certifikata mirënjohje përfaqësuesve të njësive të shteteve pjesëmarrëse dhe individëve të dalluar për angazhim dhe kontribut të pa kursyer për mbarë vajtjen me sukses të ushtrimit  fushor “Shqiponja-6".

Kalendari

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
 1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31