Ministri dhe komandanti i FSK-së pritën komandantin e Gardës Kombëtare të Ajovës gjeneralmajorin Timothy Orr

Ministri i FSK-së zoti Rrustem Berisha priti sot komandantin e Gardës Kombëtare (GK) të Ajovës gjeneral majorin Timothy Orr, i cili shoqërohej nga një delegacion i gjerë civil dhe ushtarak nga Ajova dhe koloneli Jeffrey H. Fisher, atashe i Mbrojtjes në Ambasadën e SHBA-ve, në Prishtinë.

Ministri Berisha me këtë rast vlerësoi lartë shkallën e bashkëpunimit të gjerë dhe intensiv  në kuadër të partneritetit ekzistues në mes MFSK-së dhe Gardës Kombëtare të Ajovës, duke theksuar se sukseset e arritura të FSK-së janë edhe mëritë e juaja zoti gjeneral dhe e bashkëpunimit të mirë që kemi. Ministri Berisha e ka theksuar faktin se FSK vazhdon të jetë institucioni më i besuar i sigurisë në vend, kjo besueshmëri tash ka trend pozitiv edhe te qytetarët serb të veriut, ka prezantuar rezultatin dhe suksesin e FSK-së në integrimin e komuniteteve pakicë, në veçanti të komunitetit serb nga veriu i Kosovës. Ai po ashtu ka folur për përfaqësimin gjinorë në FSK, duke theksuar faktin se nga marsi i këtij viti FSK për herë të parë ka një femër me gradën e gjeneralit. Ministri me këtë rast ka vlerësuar lartë pjesëmarrjen e pjesëtarëve të Gardës Kombëtare të Ajovës në ushtrimin fushor “Shqiponja -6”, të cilët kanë dhënë kontributin e tyre të vlershëm si në fazën e përgatitjes së ushtrimit, po ashtu edhe tash në ekzekutimin e tij, duke theksuar shkallën e lartë të ndërveprueshmërisë me pjesëtarët e FSK-së.

Nga ana e tij komandanti i Gradës Kombëtare gjeneral major Timothy Orr është shprehur se në Kosovë ndihet si në shtëpinë e tij të dytë, ai ka përgëzuar ministrin për rezultatet e deri tashme, sidomos ka vlerësuar lartë integrimin e komunitetit serb në FSK dhe rritjen e besueshmërisë në veri t vendit. Ai po ashtu ka falënderuar ministrin Berisha për mundësinë e pjesëmarrjes në ushtrimin fushor “Shqiponja 6”, të pjesëtarëve të Gardës Kombëtare të Ajovës, që përveç kontributit dhe rëndësisë së rritjes së ndjenjës së bashkëpunimit është edhe një përvojë e re për ata në koordinim me partnerët në situata emergjente.

Po ashtu komandanti i Gardës Kombëtare të Ajovës gjeneral major Timothy Orr pati takim të ndarë edhe me komandantin e FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama, ku u bisedua për zhvillimet në FSK-së, përgatitjet e planeve për transformim dhe sfidat aktuale që po has ky proces. Komandanti i FSK-së e njoftoi gjeneralin Orr për rrjedhat e ushtrimit fushor “Shqiponja 6” duke theksuar se ai po zhvillohet mirë, për FSK-në është sukses që për herë të parë kemi një numër kaq të madh të shteteve  pjesëmarrëse. Temë bisede ishte edhe integrimi i suksesshëm i komuniteteve në FSK, ku tash kemi një tregim suksesi edhe me integrimin e komunitetit serb nga veriu i Kosovës, fakt ky që na bënë me u ndie mirë. Ai po ashtu e ka njoftuar gjeneralin Orr edhe me rezultate e konferencë “FSK dhe Partnerët” që ishte e suksesshme dhe kishte një numër më të madhe të shteteve pjesëmarrëse.                                                   

Gjenerali Orr në fund të takimit u shpreh se ju si ministri dhe FSK, keni bërë gjërat e duhura dhe në kohën e duhur, se ky është shtegu i suksesit që duhet ndjekur nga FSK edhe në të ardhmen.

Kalendari

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
 1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31