Komandanti i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes priti komandantin e KFOR-it

Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes ( KDS ) të Forcë së Sigurisë së Kosovës ( FSK ), gjeneral brigade Irfete Spahiu priti në vizitë komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Salvatore Cuoci.

Gjatë kësaj vizite, për komandantin e KFOR-it u prezantua struktura, misioni i KDS-së dhe planet për të ardhmen. Gjithashtu, komandanti i KFOR-it pati rastin të vizitojë dhe të shohë nga afër disa nga mjediset ku zhvillohen trajnimet në KDS dhe po ashtu të njihet me trajnimet  të cilat ofrohen në këtë qendër për pjesëtarët e FSK-së.

Gjatë takimit të përbashkët, gjeneral Cuoci e përgëzoi komandantin e KDS-së gjeneral Spahiun për ngritjen e saj në detyrë, si dhe shprehu gatishmërinë e tij për mbështetjen e  vazhdueshme të FSK-në dhe në veçanti të KDS –së.

Kalendari

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
 1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31