FSK-ja mori pjesë në aksionin për “Ditën e Tokës”

Forca e Sigurisë së Kosovës(FSK), me personel dhe pajisje xheniere, me rastin e shënimit të “Ditës së Tokës” mbështeti aksionin vullnetar “Ta pastrojmë Kosovën”, aksion ky i organizuar nga Ministria e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor të Kosovës.

Për të përkrahur aksionin ishte edhe zëvendës komandanti i Komandës së Forcave Tokësore (KFT),  gjeneral brigade Xhevahir Geci, si dhe pjesëtarë të FSK-së, së bashku me zyrtarë  të organizatave dhe shoqërisë civile, pjesëtarë të Policisë së Kosovës, përfaqësues të Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s për MFSK/FSK (NALT), nxënës si dhe qytetarë u angazhuan përgjatë gjithë ditës në pastrim dhe mbjellje të drunjtëve dekorativ dhe luleve në Komunën e Kastriotit.

Në këtë aktivitet, bazuar në planin e veprimit të Departamentit për Bashkëpunim Civilo-Ushtarak (DBCU) dhe në koordinim të aktiviteteve me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, drejtues të Kuvendeve Komunale  dhe Organizatave qeveritare dhe joqeveritare, nxënës, student dhe qytetarë të vullnetit të mire, në datat  22-23 prill 2018, kanë realizuar aksionin në të gjithë Kosovën të koduar “Ta pastrojmë Kosovën”.

FSK-ja ka mbështetur aktivitetin në qytetet: Suharekë, Rahovec, mbi Hoqë të Madhe, në fshatin Plemetin të komunës së Kastriotit.

Kalendari

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
 1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31