Pjesëtarët e Kursit të Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm të Republikës së Shqipërisë vizituan FSK-në

Komandanti i Komandës së Forcave Tokësore (KFT), të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjeneral brigade Enver Cikaqi  priti  në takim stafin e Departamentit të Sigurisë dhe Historisë të Akademisë  së Forcave të Armatosura (FA), me pjesëmarrësit e kursit të Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm të Republikës së Shqipërisë (RSH).

Me këtë rast, komandanti i KFT-së, gjenerali Cikaqi, falënderoi delegacionin  nga FARSH, për ndihmën e pakursyer që po i jep FSK-së në vazhdimësi në edukimin e pjesëtarëve tanë dhe angazhimin e veçantë për ngritjen profesionale të oficerëve e nënoficerëve të FSK-së, gjithashtu gjeneral Cikaqi i njoftoj me të arriturat e FSK-së në përgjithësi: ,,Unë si ish Komandant i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes  kam pas  rastin që të  bashkëpunoj me të gjithë udhëheqësit e Akademisë së Forcave të Armatosura  dhe bashkëpunimi  ka qenë sa miqësorë aq edhe profesional që ka ndihmuar në ngritjen e kapaciteteve të Komandës dhe Doktrinës, në avancimin e kurseve dhe standardizimin e trajnimeve’’.

Më tej, gjeneral Cikaqi tha: ,,Partneriteti ynë me Republikën e Shqipërisë nuk është vetëm si partner, ne jemi më shumë se partner, prioritetet  si të Ministrit të MFSK-së  me Ministrin e Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë, po edhe të Komandantit të FSK-së me shefin e Shtabit të FARSh janë në nivelin më të lartë të bashkëpunimit në të gjitha fushat  dhe se bashkëpunimi do të vazhdojë të ngritët edhe më lartë në të ardhmen’’.

Ndërsa, komandanti i Kurseve në Akademinë e Mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë, kolonel  Halit Kuçana, falënderoj gjeneralin Cikaqi për pritjen  vëllazërore  dhe më tutje theksoi: ,,Oficerët nga Kosova, qysh në ditët e para, janë akomoduar shumë mirë në ambientet e akademisë, dhe dua të them që ne  kemi mësuar shumë nga përvojat e tyre, kam pasur fatin të njohë ecurinë tuaj që nga UÇK-ja ,TMK-ja, dhe tash në FSK dhe  shpresoj shumë shpejtë edhe në Forca të Armatosura, duhet dhe  jemi të gatshëm që këtë bashkëpunim ta rrisim edhe më shumë në shkëmbim të përvojave’’.

Në shenjë bashkëpunimi dhe falënderimi, gjeneral Cikaqi dhe kolonel Kuçana për ta shënuar takimin zyrtar shkëmbyen dhurata simbolike. Vizita e ushtarakëve shqiptar vazhdoj  në MFSK, ndërsa nesër do të vizitohet Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes(KDS) dhe Kompleksi memorial ,,Adem Jashari “ në Prekaz dhe vizita është paraparë të përfundoj në Prizren.

Kalendari

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
  1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31