Oficerë të Kursit të Lartë të Republikës së Shqipërisë vizituan FSK-në

Në ambientet e Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe në Komandën e Forcave Tokësore, sot për një vizitë pune, bazuar në programin mësimor dhe planin e aktiviteteve për “Kursin e Lartë të Oficerit” (KLO) qëndruan kursantët e Kursit të Lartë të Akademisë së Mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë.

Delegacioni i kursantëve, fillimisht vizitoi Komandën e Forcave Tokësore (KFT) ku u pritën nga komandanti i saj, gjeneral brigade Enver Cikaqi, i cili me këtë rast, i  ka përshëndetur  kursantët për vizitën mësimore dhe njëherësh i ka njoftuar me të arriturat e përgjithshme të Komandës së Forcave Tokësore.

Kurse në Ministrinë për Forcën e Sigurisë së Kosovës (MFSK) kadetët e Akademisë së Mbrojtjes së Shqipërisë u pritën nga oficerë të lartë të MFSK-së, dhe nga Departamenti për Transformim, Standardizim dhe Modernizim.

Nënkoloneli Haki Hoti, ushtrues detyre i Departamentit për Transformim, Standardizim dhe Modernizim, përmes një prezantimi, i njoftoi kursantët me të arriturat e përgjithshme, që nga themelimi i FSK-së, plotësimi i kapaciteteve operacionale, shkollimet, trajnimet, bashkëpunimin ndërkombëtar, rajonal si dhe për procesin e transformimit të FSK-së, në Forcat e Armatosura të Kosovës.

Interesimi i kursantëve për ligjëratën e nënkolonel Hotit, ishte i madh, kjo u pa në pyetjet e shumta që iu drejtuan atij, e që kishin të bënin me të ardhmen e FSK-së. 

Kalendari

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
  1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31