Prezantohen manualet për mirëmbajtjen e automjeteve taktike Mercedes

Gjermania në vazhdimësi ka mbështetur Forcën e Sigurisë së Kosovës në forma të ndryshme  me donacione dhe përgatitje profesionale të pjesëtarëve të saj.

Sot, në Komandën e Forcave Tokësore është bërë pranimi i Manualeve, për mirëmbajtjen e automjeteve taktike Mercedes, të punuara dhe të përkthyera në gjuhën shqipe nga KFOR-i gjerman.

Me rastin e dorëzim–pranimit të donacionit, të pranishëm ishin: komandanti i Forcave Tokësore gjeneral brigade, Enver Cikaqi, UD i shefi i Shtabit të KFT-së kolonel Hasan Hoxha, atasheu ushtarak i akredituar për Kosovë, rezident në Bosnje e Hercegovinë koloneli Martin Herrmann, këshilltari gjerman për logjistikë, koloneli Armin Dausch, shefi i këshilltarëve të NALT-it, koloneli Nicson dhe oficerë nga të gjitha njësit e FSK-së.

Komandanti i KFT-së, gjeneral brigade Enver Cikaqi, me këtë rast ka falënderuar Qeverinë Gjermane për përkrahjen e vazhdueshme që i ka dhënë dhe po i jep FSK-së. “Me pranimin e donacionit të automjeteve, gjithë këto vite të gjitha njësitë janë përballur në shumë vështirësi, andaj pajisja me mjetet apo veglat speciale për punë për këto automjete dhe manualet për mirëmbajtje do të na lehtësojnë punën si në mirëmbajtje ashtu edhe në përdorimin sa më efikas të tyre”, - tha komandanti i KFT-së, gjeneral Cikaqi.

Ndërsa, këshilltari gjerman për logjistikë, koloneli Dausch, njoftoi pjesëmarrësit me rëndësinë e manualeve për përdorimin sa më efikas të automjeteve taktike Mercedes, të cilat janë donacion nga Ministria e Mbrojtjes e Republikës Federale Gjermane, që në vitin 2009.

Ai theksoi se “këto nuk janë automjete të zakonshme. Përdoren për terrene të vështira me tatëpjeta të mëdha e rrugë me baltë, prandaj duhet ditur mirë, se si të përdoren, si para ashtu edhe pas përdorimit”.

Një elaborim në detaje të këtyre manualeve, se si të përdoren dhe se çka përmbajnë në hollësi e ka bërë rreshter majori(SGM) Stefan Stieber.

Atasheu ushtarak gjerman, koloneli Martin Herrmann, duke folur për rëndësinë e këtyre manualeve tha se “tash e sa vite, kemi një bashkëpunim të mirë me FSK-në. Kemi dhuruar një donacion vite më parë me automjet taktike për ta mbështetur FSK-në. Dhurimi i donacionit nuk ka qenë ndonjë problematikë, por se si të përdoren ato dhe si të mirëmbahen, është një sfidë në vete. Trajnimi i personelit për mirëmbajtje dhe donacioni me pajisjet speciale për mirëmbajtje kanë qenë hapat e mëtejmë e që mbetet punë për të vazhduar në implementimin e këtyre manualeve me të gjitha njësit. Ne, na është dashur që të pyesim prodhuesin e Mercedesit, për përkthimin e manualeve në gjuhën tuaj, në mënyrë që ju të kuptoni më mirë”. Duke iu drejtuar komandantit të KFS-së, gjeneral Cikaqit, i tha: “unë me kënaqësi t’i dhuroj këto manuale”.

 

Kalendari

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
  1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31