Mbahet seminari Struktura ligjore e NATO-s dhe Partneriteti

Në kuadër të zgjerimit të bashkëpunimit “NATO-Kosovë” është zhvilluar seminari me temën: “Struktura ligjore e NATO-s dhe Partneriteti".

Drejtuar dhe organizuar nga NATO, në bashkëpunim me Ministrinë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, nga data 11-13 prill, në hotelin Emerald, u mbajt seminari, Struktura ligjore e NATO-s dhe Partneriteti, në të cilin morën pjesë zyrtarë të lartë të Ministrisë së FSK-së dhe stafit të lartë të FSK-së, si dhe përfaqësues të institucioneve të Qeverisë së Republikës të Kosovës.

Qëllimi kryesor i seminarit ishte njohja e strukturave të funksionimit të NATO-s, si dhe misionet e saj.

Drejtori i Drejtorisë për Politika dhe Plane në Ministrinë për FSK-në, z. Faruk Geci, njëherësh edhe koordinator i seminarit, tha se: “Seminare të tilla do të zhvillohen gjatë tërë vitit, me qëllim dhe synim njohjen sa më të mirë të funksionimit të NATO-s”.
 

Kalendari

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
      1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30