Përfundon trajnimi ,,Operacionet Civilo-Ushtarake” i realizuar nga instruktorët amerikanë

Në Komandën e Forcave Tokësore në kazermën ,,Adem Jashari “ është realizuar ceremonia e  përfundimit të trajnimit ,,Operacionet Civilo-Ushtarake” , i mbajtur nga instruktorët e Zyrës për Mbështetje Civile dhe Ushtarake pranë Ambasadës së Shteteve të Bashkuara.
 
Në ceremoni të pranishëm  ishin: komandanti i Forcave Tokësore(KFT) gjeneral brigade Enver Cikaqi, komandanti i Brigadës së Mbështetjes Operacionale gjeneral brigade Naim Haziri, komandanti i Njësisë Ndërlidhëse për Reagim në Kriza( NNJRK)  nënkolonel Milaim Musliu, udhëheqësi i zyrës për mbështetje Civilo-Ushtarake pran Ambasadës së SHBA-ve   kapiten  Justin Bauer.
    
Komandanti i Forcave Tokësore gjeneral Cikaqi në fjalën e tij theksoi: ,,Kam kënaqësinë që sot jam këtu me ju në këtë ceremoni  duke parë rendësin  që ka ky trajnim në misionin aktual që ka FSK-ja, po edhe për të ardhmen. Duke parë këtë  rëndësi,  i kemi dhënë një fokus të veçantë kësaj fushe prandaj,  falënderoj Ambasadën Amerikane për mbështetjen e vazhdueshme dhe instruktorët për realizimin me sukses të këtij trajnimi’’.
 
Udhëheqësi i zyrës për Mbështetje Civilo-Ushtarake  në Ambasadën Amerikane, kapiten Bauer gjatë fjalës së tij të mbajtur me këtë rast tha: ,,Për gjatë dy javëve  kemi realizuar trajnimin “Operacionet Civilo –Ushtarake”, në të cilin jemi munduar të japim instruksione për çështjet civilo- ushtarake dhe për shkathtësitë që duhet t’i posedojë një lider kyç në operacione të tilla. Ky trajnim është realizuar në teori dhe praktikë,  duke  i vizituar institucionet qendrore dhe lokale, me qëllim të marrjes së shkathtësive për të qenë në gjendje për të vlerësuar aspektet ushtarako civile dhe ju me punën tuaj do të jeni shembull për institucionin  dhe të qeverinë tuaj’’.
 
Më tej kapiteni amerikan Bauer tha se FSK ka një bashkëpunim të shkëlqyer me Ambasadën Amerikane, përkatësisht me Zyrën e Elementit Mbështetës Civilo-Ushtarak (ZEMCU),  dhe falë këtij bashkëpunimi është  realizuar trajnimi  “Operacionet Civilo-Ushtarake”.  Trajnimi është zhvilluar në tri pjesë; në pjesën teorike, praktike dhe në fitnesi fizik. Qëllimi i tij ka qenë  zhvillimi i njohurive të pjesëtarëve të FSK-së mbi marrëdhëniet civilo-ushtarake.
 
Forca e Sigurisë së Kosovës në vazhdimësi është mbështetur nga Ambasada Amerikane në Kosovë në ngritjen e kapaciteteve të FSK-së në të gjitha fushat. Në kuadër të këtij bashkëpunimi  është realizuar edhe trajnimi në fjalë. Pjesë e këtij trajnimi kanë qenë 14 pjesëtarë të FSK-së, përkatësisht 10 nga NNJRK dhe 4 nga njësit tjera  të cilët nga data 03-13.04.2018 kanë zhvilluar trajnimin praktik dhe teorik për operacionet civilo –ushtarake,  duke u fokusuar në temat me rëndësi të aspektit civilo- ushtarak.
 
Bashkëpunimi me  përfaqësuesit e Zyrës së Elementit Mbështetës Civilo-Ushtarak të Ambasadës Amerikane (ZEMCU) që nga viti 2013 në kuadër të Njësisë Ndërlidhëse për Reagim në Kriza(NNJRK) të FSK-së janë realizuar trajnime të ndryshme duke përfshirë: Marrëdhëniet Civilo-Ushtarake,  Vlerësim të rreziqeve, Dhënien e ndihmës së parë dhe Evakuimin mjekësor në fushëbetejë.

Në kuadër të bashkëpunimit me  ZEMCU është bërë edhe  vlerësimi real i  rreziqeve në territorin e Republikës së Kosovës, ku është  bërë vlerësimi i infrastrukturës hekurudhore dhe rreziqe tjera që mund t’u kanosen qytetarëve të Kosovës. Në kuadër të këtij bashkëpunimi janë realizuar edhe  disa mbështetje dhe operacione humanitare për komunitetet në Kosovë.
 
Në fund të ceremonisë u ndanë certifikata për kursantët  dhe për instruktorët nga Ambasada Amerikane. Me këtë rast gjeneral Cikaqi ndau  edhe mirënjohje për punën dhe mbështetjen tyre të  vazhdueshme për FSK-në.

 

Kalendari

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
      1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30