Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes u mbajt ceremonia e certifikimit të ushtrimit semestral, gjenerata e parë 2018

Në kazermën ,,Skënderbeu” të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes(KDS) të Forcës së Sigurisë së Kosovës(FSK) në Ferizaj është realizuar ceremonia e certifikimit të ushtrimit semestral, gjenerata e parë 2018.

Në ceremoninë e certifikimit morën pjesë; zëvendësministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës z Burim Ramadani, komandanti i Komandës së Forcave Tokësore (KFT) gjeneral brigade Enver Cikaqi, komandanti i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes gjeneral brigade Irfete Spahiu, komandanti i Brigadës së Reagimit të Shpejtë(BRSH) gjeneral brigade Fadil Hadergjonaj,  komandanti i Brigadës së Mbështetjes Operacioneve (BMO)  gjeneral brigade Naim Haziri, komandanti i Kontingjentit turk, zëvendëskomandanti i Bondsteellit,  si dhe komandantët e njësive të FSK-së, oficerë e nënoficerë të FSK-së dhe Ekipit Këshillues dhe ndërlidhës të NATO-s për MFSK/FSK (NALT).
 
Në fillim, zëvendësministri i FSK-së, z. Burim Ramadani me një fjalë rasti ju drejtua të pranishmëve: ,,Profesionalizmi dhe aftësia vepruese, diversiteti etnik, përfaqësimi gjinor, shkollimi, avancimi dhe lëvizjet që rrisin shpirtin shërbyes janë tregues të fuqishëm që Forca e Sigurisë së Kosovës është e pakrahasueshme  me vendet e rajonit, e për më shumë,  ju jeni të gatshëm të kontribuoni  për paqen dhe sigurinë kudo në botë’’.
 
Ndërsa, gjeneral brigade Enver Cikaqi  në fjalën e tij të mbajtur me këtë rast, ndër të tjera, tha: ,,Ju keni pasur fatin të jeni pjesë e një koncepti të ri trajnues në KDS, koncept ky që i bashkon disa kurse të ndryshme të cilat finalizohen me një ushtrim të përbashkët fushor. Ky koncept ka qenë sfidë për KDS-në dhe gjithashtu edhe për kursantët. Mirëpo, përkundër kësaj, pas përfundimit të këtyre trajnimeve, besoj se ju edhe njësitë tuaja keni përfituar shumë nga këto trajnime”.
 
Në fund, gjeneral Cikaqi  e përgëzoi gjeneral Spahiun për përfundimin me sukses të këtij ushtrim, siç  tha ai, me koncept të ri. 
 
Ndërkaq, gjeneral brigade Irfete Spahiu  u shpreh: ,,Sot po përmbyllet  me sukses realizimi i nëntë (9) kurseve, ku secili program mësimor ka pasur për qëllim zhvillimin e njohurive dhe ngritjen e aftësive profesionale, duke filluar nga Kursi për Procedurat Shtabore Komanduese, Kursi i Avancuar për Lider, Kursi për Lider Luftarak, Kursi Bazë për Nënoficer, Kursi për Logjistikë, Kursi i Reaguesve të Parë në Fushëbetejë, Kursi i Inxhinierisë, Kursi i Komunikimit dhe në fund Kursi për Transport dhe Mirëmbajtje. Të gjitha këto kurse kanë qenë pjesë e integruar e ushtrimit fushorë ,,Skënderbeu 2018”.  Ne padyshim e vlerësojmë lart punën e instruktorëve dhe kursantëve në të gjitha fazat’’.
 
Në  përfundim të ceremonisë u ndanë certifikata dhe mirënjohje për kursantët dhe instruktorët e dalluar, të cilët bënë të mundur realizimin me sukses të këtyre trajnimeve dhe të ushtrimit final në KDS.
 

Kalendari

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
      1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30