Komandanti i Forcave Tokësore të FSK-së priti komandantin e Kontingjentit të ushtrisë turke në Kosovë

Sot në ambientet e kazermës ,,Adem Jashari“ të FSK-së në Prishtinë, komandanti i Forcave Tokësore, gjeneral brigade Enver Cikaqi, i shoqëruar edhe nga ushtruesi i detyrës së Shefit të Shtabit të KFT-së, kolonel Hasan Hoxha, priti në takim komandantin e Kontingjentit të ushtrisë turke në Kosovë, kolonelin Cem Sinan Barim.

Gjenerali Enver Cikaqi falënderoi kolonelin Barim për mbështetjen e Turqisë për Kosovën dhe në veçanti për Forcën e Sigurisë së Kosovës. Gjeneral Cikaqi tha se “bashkëpunimi ka sjellë shumë suksese në të gjitha fushat si: ngritja profesionale e pjesëtarëve të FSK-së; pjesëmarrja në trajnime dhe në akademitë turke; ndihma e ekipeve mobile turke në avancimin dhe ecjen përpara të pjesëtarëve të FSK-së; realizimin e trajnimeve me automjetet e blinduara ,,Cobra”; mbështetja me donacione për FSK-në; vizita të ndërsjella në të mirë të bashkëpunimit dhe mbështetjes së vazhdueshme në mes dy vendeve. Këto janë vetëm disa të arritura të përbashkëta”.

Koloneli  Cem Sinan Barim që udhëheqë me komandën e ushtrisë turke në Kosovë, u shpreh i kënaqur me bashkëpunimin që ka me popullin e Kosovës e sidomos me Forcën e Sigurisë së Kosovës.  Ne, tha koloneli Barim, jemi dy shtete mike që mbështetemi te njëra- tjetra dhe kjo mbështetje do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Gjeneral Cikaqi dhe koloneli Barim biseduan për vazhdimin e bashkëpunimit. Në vazhdën e këtij bashkëpunimi është edhe realizimi i ushtrimit fushor  ,,Shqiponja 6” të cilin Turqia do ta mbështesë me pajisje dhe personel si dhe ka qenë pjesë e gjithë procesit të planifikimit të tij.

Në takimin e përbashkët u vlerësua lart bashkëpunimi në të gjitha fushat përfshirë  ato njerëzore dhe logjistike. Në takim gjithashtu u zotuan të punojnë së bashku në ngritjen dhe thellimin e bashkëpunimit edhe në të ardhmen.
 

Kalendari

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
     1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30