Komandanti i Forcave Tokësore gjenerali Enver Cikaqi priti zv. komandantin e KFOR-it gjeneralin Janos Csombock

Në ambientet e kazermës ,,Adem Jashari“ të FSK-së, në Prishtinë, komandanti i Forcave Tokësore, gjeneral brigade Enver Cikaqi, priti sot në një takim zyrtar zëvendëskomandantin e KFOR-it, gjeneral brigade Janos Csombock, me bashkëpunëtorë.

Komandanti i KFT-së, gjeneral Cikaqi, falënderoi zëvendëskomandantin e KFOR-it, gjeneralin Ssombock, për vizitën e parë, pas marrjes së detyrës së komandantit të KFT-së.

Gjenerali Csombock, me këtë rast e uroi gjeneral Cikaqin për detyrën e komandantit të Forcave Tokësore, duke i dëshiruar punë dhe suksese në detyrën e re.

Dy gjeneralët biseduan për vazhdimin e bashkëpunimit. Në fokus të bisedimeve ishte realizimi i aktiviteteve të përbashkëta, siç është ushtrimi ,,Silver Sabre 2018-01” organizuar nga KFOR-i, ku do të marrin pjesë edhe institucionet vendore, si: FSK-ja, Policia e Kosovës, Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave. Ky ushtrim parashihet të realizohet në muajin prill.

Temë e bisedës ishte edhe pjesëmarrja e KFOR-it në ushtrimin fushor  të FSK-së,  “Shqiponja 6”,  ku parashihet të marrin pjesë një numër i madh i pjesëmarrësve nga shumë vende të rajonit dhe më gjerë.

Në takimin e përbashkët dy gjeneralët vlerësuan lart bashkëpunimin e deritashëm dhe u zotuan se do të punojnë së bashku në ngritjen dhe thellimin e tij edhe në të ardhmen, në të mirë të qytetarëve të vendit .

 

Kalendari

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
      1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31