Certifikohen kadetët e Kursit bazik për kërkim-shpëtim në male

Kursi është projektuar për t’i njoftuar kadetët  rreth ngjitjes malore, ngjitjes me litar, navigimit malor dhe evakuimit të viktimave. Gjatë këtij kursi tre javor, pjesëmarrësit kanë mësuar mënyrat e ndryshme të përdorimit të litarit, llojet e  krijimit të nyjave në litarë si dhe ankorimin e litarit.

Ata gjithashtu mësuan për rëndësinë e kujdesit të mirëmbajtjes së pajisjeve. Kjo u theksua veçanërisht gjatë skenarëve ku studenteve iu kërkua të kujdeseshin për veten dhe viktimat.

Ndihma e parë mjekësore dhe kujdesi ndaj viktimave janë pjesë kyçe e trajnimit, e veçanërisht kujdesi ndaj viktimave që rezultojnë si pasojë e motit të ftohtë dhe lëndimeve.  Kadetët gjatë trajnimit praktikuan shumë skenarë me teknika të ndryshme ku përfshihen trajtimi i menjëhershëm dhe evakuimi mjekësor i viktimave.

Paraqitja e studentëve si në pjesën praktike ashtu edhe atë teorike është vlerësuar gjatë tërë trajnimit. Trajnimi arrin kulmin zhvillimor me një sërë testesh praktike duke u përmbyllur me testin me shkrim. Për një numër të madh të studentëve, kjo ishte hera e parë që ata kanë ushtruar në një lartësi  kaq ekstreme.  Mirëkuptimi dhe besimi i lartë në pajisjet e tyre ishin faktorë mjaftë të rëndësishëm.

Drejtori i Qendrës së Trajnimit, gjatë fjalës së tij të mbajtur  me këtë rast,  u shpreh : "Tejkalimi i frikës personale dhe fuqia e karakterit luan një rol të madh në kurset që ne ofrojmë. Instruktorët tanë janë të shkëlqyeshëm dhe në gjendje të vlerësojnë se nxënësit zhvillohen me shpejtësi të ndryshme. Ky ka qenë një kurs i mirë dhe jam shumë i kënaqur me rezultatet. Suksesi në këtë trajnim i kualifikon kandidatët për të qenë pjesë e ngjarjeve të kërkim-shpëtimit malor.  Me kohë, pas arritjes së një përvojë më të madhe, ata do të ftohen në Kursin e nivelit të dytë”.

 

Kalendari

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
      1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31