Dy kompani të Brigadës së Reagimit të Shpejtë përfunduan trajnimin “Gjenerimi i forcës”

Kompania 3A e Batalionit të 3-të dhe Kompania 2A e Batalionit të 2-të të BRSH-së, në kuadër të realizimit të planit vjetor, kanë përfunduar trajnimin “Gjenerimi i forcës”, i cili është zhvilluar nga data 09.01 deri më 29.03.2018. Ky trajnim është përmbyllur me ushtrimin fushor “Ujku 2018’’

Dy ushtrimet ishin një aktivitet stërvitor i përbashkët në mes të FSK-së, KK-Skenderaj, KK-Istog, Policisë së Kosovës, qendrave emergjente, agjencive lokale qeveritare dhe joqeveritare të sigurisë të cilat operojnë në komunën e Skenderajt dhe atë të Istogut.

Qëllimi i këtyre ushtrimeve ishte rritja e ndërveprueshmërisë së FSK-së me institucionet tjera të  cilat veprojnë në zonat e përgjegjësisë së Batalionit të Tretë dhe të Batalionit të Dytë  të BRSH-së.

Në ushtrime ishin të angazhuara edhe njësitet e specializuara të Kërkim-Shpëtimit dhe të MKAB të Regjimentit të Mbrojtjes Civile të FSK-së.

Ushtrimet fushore “UJKU 2018” u përcollën nga Komandanti i BRSH-së, stafi i tij dhe KOMBAT-3, zv. Komandanti i MNBGW-së,  n/kolonel Gregor HAFNER dhe stafi i tij, Policia e Kosovës, drejtori i zjarrfikësve dhe përfaqësuesit nga Skenderaj dhe Istogu.

Komandanti i BRSH-së, gjeneral brigade Fadil Hadërgjonaj duke iu drejtuar pjesëtarëve të dy kompanive: 3A dhe 2A, i përgëzoi ata për profesionalizmin, gatishmërinë dhe motivimin e treguar gjatë realizimit të këtij ushtrimi dhe njëherë kërkoi prej tyre të vazhdojnë me përkushtim në përmbushjen e obligimeve dhe kryerjen e detyrave të BRSH-së.

Gjeneral Hadërgjonaj gjithashtu falënderoi edhe Policinë e Kosovës dhe agjencitë civile të Skenderajt dhe Istogut për bashkëpunimin dhe angazhimin e tyre që treguan gjatë ushtrimeve.

Ndërsa, zv. komandanti i MNBGW-së n/kolonel Gregor HAFNER u shpreh i kënaqur nga ajo që pa dhe i përgëzoi pjesëtarët për profesionalizmin dhe standardin e nivelit të lartë duke theksuar se të njëjtën gjë do ta kishte kërkuar edhe nga vartësit e tij.

Kalendari

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
      1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30