Sekretari i përgjithshëm Shkëlzen Sylaj qëndroi për vizitë në Ministrinë e Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar

Një delegacion i Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës(MFSK), në krye me sekretarin e përgjithshëm z. Shkëlzen Sylaj, me ftesë të ministrit të Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar, zotëri Mark Lancaster ka  vizituar Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandën e Veriut.

Sekretari i përgjithshëm i MFSK-së z. Sylaj, fillimisht ka zhvilluar takim me ministrin e  Forcave të Armatosura,  z. Mark Lancaster, pastaj me shefen e Politikës së gjerë evropiane, zonjën Paula Hothersall si dhe me drejtorin e Sigurisë dhe Politikës Ndërkombëtare në Ministrinë e Mbrojtjes, z. Nick Gurr.

Sekretari i përgjithshëm, Shkëlzen Sylaj e ka njoftuar ministrin Lancaster me zhvillimet në Forcën e  Sigurisë së Kosovës dhe situatën e sigurisë në Republikën e Kosovës. Gjithashtu, në takim u shpreh gatishmëria e të dy palëve për thellimin e bashkëpunimit në mes të MFSK -së dhe MM të Britanisë së Madhe.

Theks i veçantë në takimin e sekretarit Sylaj me ministrin Lancaster iu kushtua përkrahjes së pjesëmarrjes së  njësiteve të FSK -së në misione jashtë vendit nën ombrellën e Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar nëpërmjet trajnimit dhe shkollimit të pjesëtarëve të FSK- së në akademitë prestigjioze të BM.

Gjatë takimeve në Ministrinë e Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar, sekretari i përgjithshëm i MFSK-së, z. Shkëlzen Sylaj e ka falënderuar Mbretërinë e Bashkuar për përkrahjen me trajnime, shkollime dhe këshillime. Në të gjitha takimet e zhvilluara u diskutua për mundësitë e mbështetjes me trajnime profesionale në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë edhe për shërbyesit civilë të MFSK-së, duke pasur parasysh modelin e integruar të MFSK-së që është model i MM të BM.

Delegacioni nga Kosova dhe ai nga Britania konfirmuan gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit në mes dy institucioneve edhe në të ardhmen në fushën e trajnimeve për pjesëtarë të FSK - së dhe shërbyesit  civilë në MFSK/FSK, duke pasur si objektiv që Kosova të jetë një ofrues i ardhshëm dhe kontribuues në sigurinë rajonale dhe botërore.

Në delegacionin e MFSK-së ishin edhe sekretari personal i SP-së, z. Florin Hoxha, atasheu i FSK-së, major Beton Retkoceri, zëvendësdrejtori i ekipit  Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s për MFSK-në(NALT), Mark Theoblad, këshilltari i komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, oficeri britanik, kolonel  Paul Stainthorpe.

Kalendari

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
      1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30