Mark Theobald ligjëroi për kërkim- shpëtim në male

Në Qendrën e Trajnimit për Kërkim Shpëtim në Pomozotin, para studentëve pjesëmarrës të Kursit të avancuar (niveli 3) për kërkim-shpëtim në male, ka ligjëruar ish oficeri i Britanisë, z. Mark Theobald.

Studentët dhe i gjithë stafi, dëgjuan me vëmendje përvojën e z. Theobald rreth teknikave të mbijetesës në xhungël dhe mënyrën e aplikimit në mjedise sfiduese dhe në rast të kërkim shpëtimit malor.

Me fokus të veçantë z. Theobold foli për një eksperiencë rreth një grupi ekspeditës të vitit 1994. Ky grup kishte humbur në një zonë të xhunglës malore në Malajzi, të plagosur, pa ushqim dhe ujë. Ai shpjegoi në detaje përpjekjet e ekipit të kërkim-shpëtimit në terren përfshirë angazhimin e helikopterit për të lokalizuar anëtarët e grupit të zhdukur. Gjithashtu, gjerësisht u diskutuan mësimet e nxjerra dhe të mësuara nga ekspedita e dështuar.

Pjesëmarrësit e kursit kanë përfituar shumë nga përvoja e ligjëruesit të ftuar. Shpalosja e kësaj përvoje ishte një kontribut i çmuar në aftësimin e mëtejmë të tyre si profesionist të kërkim-shpëtimit.

Mark Theobald është ish-oficer i Ushtrisë së Britanisë me përvojë 37 vjeçare. Ishte komandant në Shkollën e Trajnimit në Xhungël në Belizë. Dy vite instruktor me Ekipin e Ushtrisë së Britanisë në Brunei. Është i specializuar për trajnimet në xhungël. Tani ai shërben si zëvendësdrejtor i NALT-it, Ekipit Këshillues Ndërlidhës të NATO-s, për FSK-në.

 

Kalendari

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
  1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31