Në fshatin e lindjes u varros me nderime tetar Shani Maloku

Me 10 mars 2018, në fshatin e lindjes në Plloqicë të komunës së Malishevës u varros me nderime pjesëtari i FSK-së tetar Shani Maloku.     Në dhënien e lamtumirë së fundit ishin të pranishëm pjesëtarët dhe kolegët e Regjimentit të Mbrojtjes Civile - RMC,  pjesëtarë të shumtë të FK-së,   familjarë dhe qytetarë të shumtë. Kjo ceremoni varrimi ishte e veçantë sepse ishte një varrim i dyfishtë  pasi bëhej varrimi i dy vëllezërve të vrarë Shani e Bahri Malokut.

Para të pranishmëve fjalën lamtumirës e mbajti  komandanti i RMC kolonel Shqip Haziri i cili ndër të tjetra tha: ”Në kohën e transformimit nga UÇK në TMK, Shani Maloku u radhitë në njësitë e gardës kombëtare të trupave të mbrojtjes së Kosovës deri në janar të viti 2009, ku në këtë periudhë me sukses kaloi testet për të vazhduar në FSK, teknik laboratori në kompaninë e MKAB-ës së Regjimentit të Mbrojtjes Civile”. Më tej duke vlerësuar personalitetin dhe kontributin e tetar Shani Maloku kolonel Haziri u shpreh: “Andaj, sot, me datë 10 mars, po ndahemi përfundimisht dhe në mënyrë të pazakontë nga nënoficer Shani Maloku, ushtaraku, i cili barti mbi supe periudha të rëndësishme të historisë sonë,  për të shërbyer me devotshmëri deri në fund të karrierës ushtarake, për të cilën, i kishte vërë vetes qëllim”.

Po ashtu  në emër të Shoqatave të dala nga Lufta e UÇK-së ka mbajtur fjalë zotëri Metush Kryeziu. Në emër të komunës ka mbajtur fjalë  kryetari i Komunës së Malishevës zotëri Ragip Begaj. Kurse në emër të familjes pjesëmarrësit i  ka falënderuar  Ajshe Maloku.

Kalendari

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
      1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31