Ministri dhe komandanti i FSK-së bënë homazhe para arkivolit të tetar Shani Maloku

Sot me 10 mars 2018, ministri i Ministrisë për Forcën e Sigurisë  së Kosovës zoti Rrustem Berisha së bashku me komandantin e  FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama, të shoqëruar edhe nga atasheu ushtarak i SHBA-ve në Kosovë kolonel Feffrey H. Fisher, në kazermën e FSK-së në Pomozotin, bënë homazhe para arkivolit të tetar Shani Malokut.                                                       

Me këtë rast ministri dhe komandanti i FSK-së u shprehen ngushëllime  familjarëve të të ndjerit tetar Shani Maloku.                                                                                                                                

Po ashtu  për homazhe ishin edhe gjeneralë, oficerë, nënoficerë, ushtarë të FSK-së si dhe kolegë të njësisë dhe punës së të ndjerit  Shani Maloku.                                                                        

Tetar  Shani Tafil Maloku  (1973)  ishte nga  fshati Plloçicë  i komunës së Malishevë. Ai në  afërsi të shtëpisë së vetë  së bashku me vëllain u vranë  nga të shtënat me armë, në rrethana ende të pa njohura. I ndjeri ka qenë duke shërbyer  në kazermën e FSK-së në Pomozotinë, në Regjimentin e Mbrojtjes Civile (RMC), njësia: Mbrojtjes Kimike Atomike Biologjike (MKABK). Ai po ashtu ka qenë ish pjesëtarë i TMK-së. Shokët e njësisë dhe të gjitha ata që kanë pasur rastin ta njohin nga afër e kujton si njeri shumë të përkushtuar, punëtor, fjalëpakë  dhe i dashur me shok.                                                                                                                               

Varrimi i Shaniut dhe vëllait të tij do të bëhet sot në ora 1500 në fshatin e lindjes në Plloqicë të  komunës së Malishevës.

Kalendari

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
      1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30