Presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaqi ka graduar dhe emëruar gjeneralët e FSK-së

Presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaqi në cilësinë e Komandantit Suprem të FSK-së  dhe të kompetencave kushtetuese që ka, në koordinim me ministrin dhe komandantin e FSK-së, sot në prani të ministrit për Forcën e Sigurisë së Kosovës zotit Rrustem Berisha dhe komandantit të FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama,  ka bërë gradime dhe emërime të gjeneralëve të FSK-së. Presidenti Hashim Thaqi sot  ka graduar; gjeneral brigade Bashkim Jasharin në gjeneralmajor, po ashtu ka graduar gjeneral brigade Zymer Halimin në gjeneralmajor. Presidenti Thaqi po sot ka emëruar gjeneral brigade Enver Cikaqin Komandant të Komandës së Forcës Tokësore të FSK-së. Kolonel Irfete Spahiun e ka graduar në gradën  gjeneral brigade dhe po ashtu e ka emëruar Komandant të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes. Kolonel Naim Hazirin e ka graduar në gjeneral brigade dhe e ka emëruar Komandant të Brigadës për Mbështetje Operacionale. Kolonel Xhevahir Gecin e ka graduar në gjeneral brigade dhe e ka  emëruar zëvendëskomandant të Komandës  së Forcave Tokësore të FSK-së. Kolonel Fadil Hadergjonajn e ka graduar gjeneral brigade dhe  ka emëruar  Oficer Shtabi i kabinetit të ministrit të FSK-së. Kolonel Skender Zhitin e ka graduar  gjeneral brigade  dhe e ka emëruar shef të Departamentit të Personelit në MFSK. Me gradimin e kolonel Irfete Spahiut në gradën e gjeneral brigade, FSK-ja bëhet me femrën e parë që bartën gradën e gjeneralit, kurse gjeneral brigade Irfete  Spahiu nga sot është oficerja e parë e FSK-së që bartë gradën e gjeneralit.
 

Kalendari

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
      1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30