Gjenerali Enver Cikaqi mori pjesë në Konferencën evropiane të qendrave të trajnimit

Komandanti i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS), gjeneral brigade Enver Cikaqi dhe shefi i Operacioneve i Komandës së Forcave Tokësore, kolonel Bashkim Shillova, kanë marrë pjesë në Konferencën evropiane të qendrave të trajnimit, që u mbajt në Grafenwoher të Gjermanisë, nga data 13-16.02.2018.
 
Në Konferencën evropiane të qendrave të trajnimit, në mesin e 28-të shteteve të ndryshme përfaqësuese, për herë të parë mori pjesë edhe Forca e Sigurisë së Kosovës.
 
Qëllim i organizimit dhe mbajtjes së kësaj konference ishte prezantimi i qendrave stërvitore dhe programeve të tyre të trajnimeve të cilat ato posedojnë. 

Ndërkaq, FSK-së, pjesëmarrja në këtë konferencë i ka krijuar mundësi të mira të njohjes me procedurat dhe programet e reja, të cilat në të ardhmen mund të aplikohen edhe në njësitë e saj
 
Gjatë punimeve të konferencës një kontribut të veçantë e kanë dhënë ushtarakët nga vende të ndryshme, të cilët kanë diskutuar rreth kapaciteteve trajnuese dhe mundësive të përmirësimit të këtyre kapaciteteve me shkëmbimin e përvojave mes veti.
 
Gjeneral Enver Cikaqi është shprehur mjaft i kënaqur që ishte pjesë në këtë konferencë. Ai, përmes prezantimeve të shumta, pati mundësi të njihet me mënyrën e organizimit të qendrave tjera të trajnimit, funksionimin dhe dallimet e tyre, duke fituar kështu një përvojë të re, për ta praktikuar në të ardhmen në qendrën e trajnimit të FSK-së. 
 

Kalendari

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
    1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30