Vizita e asistentit të Sekretarit të Mbrojtjes së SHBA-ve Robert S. Karem në MFSK

Ministri  i FSK-së Rrustem Berisha dhe komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama,   më 18.02.2018 pritën asistentin e Sekretarit të Mbrojtjes së SHBA-ve zotin Robert S. Karem me bashkëpunëtorë.                                                                                                                           

Me këtë rast ministri Berisha  falënderoi SHBA-në  për  ndihmën e gjithanshme për FSK-në si me angazhim të personelit, ashtu edhe për bashkëpunimin shumë intensiv dhe të gjithanshëm. Ky bashkëpunim kulmon sidomos me bashkëpunimin që ka FSK-ja me Gardën Kombëtare të Ajovës. Ministri Berisha foli edhe për standardin e lartë që ka FSK-ja, përgatitjen profesionale si dhe angazhimet e shumta për të kryer me përkushtim detyrat në bazë të misionit aktual.

Pas 19 vjet çlirim dhe 10 viteve të shpallje së pavarësisë, si dhe rekomandimeve të dala nga RSSSK, qytetarët dhe institucionet presin përfundimin e procesit të transformimit të FSK-së në FAK. Ky proces do të bëhet përmes ndryshimeve kushtetuese  dhe në koordinim me partnerët strategjikë, dhe  do të jetë shumë transparent. FAK-u nuk paraqet  rrezik  për askënd, sepse  është  forcë e gjithë qytetarëve dhe do të kontribuojë në rritjen e stabilitetit  dhe sigurisë në rajon dhe më gjerë. Ministri foli për objektivat  e ardhshëm; për ngritjen e pjesëmarrjes së komuniteteve dhe rritjes së përfaqësimit gjinorë; strategjinë e integrimit të komuniteteve  jo shumicë; planin e integritetit si ministri; shkallën e integritetit  si dhe rritjen e transparencës dhe llogaridhënies. 

Komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama nga ana tij theksoi se FSK-ja është forcë profesionale, me koncept perëndimor dhe e mbështetur në konceptet dhe doktrinën amerikane.  Mbi arritjet në fushën e bashkëpunimit ndërkombëtar sidomos me shtetet me të cilat  janë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi dypalëshe.  Ai theksoi përfaqësimin e mirë në përqindje të komuniteteve pakicë; kryerjen me sukses të detyrave që dalin nga misioni aktual. Ndërkaq  përgatitjet për transformim janë kryer në të gjitha drejtimet, janë bërë planifikimet e afatizuara  dhe  përgatitjet tjera të nevojshme.

Mysafiri nga SHBA-të zoti Robert S. Karim shprehu kënaqësinë për pritjen duke u shprehur se ndjente kënaqësi  të veçantë që ndodhet në vizitë në 10 vjetorin e  festimit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Ai foli po ashtu për interesimin  e madh që  SHBA-të i kushtojnë zhvillimeve në fushën e sigurisë në Ballkan dhe më gjerë. Me këtë rast ai vlerësoi lart përkushtimin  që procesi i transformimit të FSK-së të jetë transparent dhe mbi baza kushtetuese  dhe me hapa të koordinuar me SHBA-të dhe partnerët tjerë strategjikë.

Kalendari

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
      1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30