Ministri i FSK-së Rrustem Berisha vizitoi komunat Klinë, Deçan dhe Junik

Ministri për Forcën e Sigurisë së Kosovës (MFSK) zoti Rrustem Berisha së bashku me gjeneral brigade Nazmi Brahimaj, drejtor i Departamentit të Operativës dhe Trajnimeve, si  dhe Shpëtim Selmanaj këshilltar i ministrit, realizuan dje (12.02.2018), vizita zyrtare në komunat Klinë, Deçan dhe Junik.

Ministri Berisha gjatë vizitës së tij në këto komuna u prit nga kryetari i Klinës, Zenun Elezaj, kryetari i Deçanit Bashkim Ramosaj dhe kryetari i Junikut Agron Kuçi.

Ministri Berisha, gjatë takimeve që zhvilloi me kryetarët e këtyre tri komunave, i njoftoi ata me arritjet e FSK-së, sukseset individuale dhe të përgjithshme, shkollimet dhe trajnimet si brenda ashtu edhe jashtë vendit, bashkëpunimin me NATO-n, transformimin e FSK-së, si dhe  realizimin e shumë projekteve humanitare të FSK-së në shërbim të komuniteteve jo shumicë dhe të gjithë qytetarëve të Kosovës.

Vizita e ministrit Berisha dhe delegacionit që ai drejtonte kishte për qëllimi vlerësimin e mundësive të bashkëpunimit të FSK-së me këto komuna, ku në raste nevoje të mund t’iu ofronte ndihmë, përmes Departamentit për Bashkëpunim Civilo-Ushtarak, në realizimin e projekteve të ndryshme bazuar në kapacitet që ka FSK-ja.

Ndërkaq, kryetarët Elezaj, Ramasoj dhe Kuçi e kanë falënderuar ministrin Berisha për vizitën dhe njëherësh e kanë njoftuar me aktivitetet komunale, realizimin e kërkesave të qytetarëve, duke theksuar problemet kryesore me të cilat përballën qytetarët e këtyre komunave.
 

Kalendari

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
      1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30