Ministri i FSK-së Rrustem Berisha priti ambasadorin e Bullgarisë Nedialtcho Dantchev

Sot (12.02.2018), ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, zotëri Rrustem Berisha priti në takim pune ambasadorin e Republikës së Bullgarisë në Republikën e Kosovës, zotëri Nedialtcho Dimitrov Dantchev me bashkëpunëtorë.
 
Me këtë rast, ministri Berisha i dëshiroi mirëseardhje ambasadorit z. Dantchev dhe e falënderoi për bashkëpunimin dhe ndihmat që Bullgaria ka dhënë për Kosovën.

Ministri Berisha dhe ambasadori Dantchev biseduan edhe për marrëdhëniet e mira ndërmjet dy vendeve, si dhe për mundësinë e zhvillimit, avancimit dhe intensifikimit të këtyre marrëdhënieve në fushën e sigurisë dhe në fushat tjera  me interes për të dyja vendet.
 
Ministri Berisha, gjithashtu e njoftoi ambasadorin e Bullgarisë, z. Dantchev me zhvillimet e përgjithshme të FSK-së, të arriturat dhe profesionalizimin e FSK-së, si dhe planet për të ardhmen, me theks të veçantë transformimin e FSK-së në Forca të Armatosura.

Në kuadër të zhvillimit të FSK-së, ministri Berisha foli edhe për përfshirjen e komuniteteve jo shumicë në FSK, integrimin e tyre, përfaqësimin gjinor, bashkëpunimin e përgjithshëm me vendet anëtare të NATO-s, e në këtë kudër bashkëpunimin me NALT-in (Ekipin Këshillues Ndërlidhës të NATO-s në FSK) dhe vendet tjera, si dhe interesimin dhe gatishmërinë e Ministrisë dhe FSK-së për zgjerimin e këtij bashkëpunimi edhe me shtetet tjera.

Ministri Berisha shprehu gatishmërinë për fuqizimin e këtij bashkëpunimi edhe përmes nënshkrimit të Memorandumit të bashkëpunimit në mes MFSK-së dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Bullgarisë.

Nga ana e tij, ambasadori i Bullgarisë, z. Dantchev falënderoi ministrinë Berisha për pritjen dhe njëherësh i uroi edhe detyrën e re. Ai shprehu gatishmërinë e tij, për intensifikimin, avancimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit ndërmjet të dy ministrive dhe dy shteteve: Kosovës dhe Bullgarisë.


 

Kalendari

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
  1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31