Ministri Berisha pret në takim zëvendëskryeministrin e Qeverisë së Kosovës z. Fatmir Limaj

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, z. Rrustem Berisha, priti në ambientet e Ministrisë  në një takim pune zëvendëskryeministrin e Qeverisë së Kosovës, z. Fatmir Limaj dhe ministrin e Infrastrukturës z. Pal Lekaj. Në takim ishin të pranishëm edhe zëvendësministri Agim Çeku, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, shefi i kabinetit Jashar Ramadani dhe Zojë Lleshi, këshilltare politike.

Ministri i FSK-së, z. Berisha, falënderoi për vizitën zëvendëskryeministrin Limaj dhe anëtarët tjerë të delegacionit, si dhe i njoftoi me zhvillimet dhe të arriturat e përgjithshme të MFSK-së dhe FSK-së. Gjithashtu e informoi për bashkëpunimin rajonal dhe ndërkombëtar, për memorandumet e bashkëpunimet me shtetet anëtare të NATO-s dhe sidomos theksoi bashkëpunimin me Gardën Kombëtare të Ajovës. Theks të posaçëm i kushtoi procesit të transformimit të FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës.

Ndërsa komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama në fjalën së tij u fokusua tek arritjet e përgjithshme dhe individuale të kadetëve të FSK-së, në akademitë më prestigjioze në botë, si në SHBA, Mbretërinë e Bashkuar, Gjermani, Turqi, Shqipëri etj.

Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj, pasi uroi ministrin Berisha për detyrën re ai përgëzoi atë dhe komandantin për arritjet e përgjithshme duke premtuar përkrahjen e tij dhe të Qeverisë së Kosovës, dhe sidomos të kryeministrit Haradinaj për Ministrinë e FSK-së dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës. 

 

Kalendari

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
   1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28