Një delegacion i Komandës së SHBA-ve vizitoi Qendrën Koordinuese për Deminim të FSK-së

Një delegacion nga Komanda e SHBA-ve për Evropë, udhëhequr nga koloneli Chuck Crosby dhe kapiteni Mark Hall, qëndroi për vizitë në Qendrën Koordinuese për Deminim në Ministrinë për Forcën e Sigurisë së Kosovës. Delegacioni u prit nga drejtori i kësaj qendre z. Ahmet Sallova dhe zyrtari i lartë Agron Haziri.

Me këtë rast, drejtori Sallova i njoftoi mysafirët për progresin e arritur në pastrimin e zonave të prekura nga minat dhe mjetet e tjera të pashpërthyera në Republikën e Kosovës, me resurset e tanishme në dispozicion për pastrim, si dhe me planet për pastrimin e zonave të mbetura në të ardhmen.

Në takim gjithashtu u diskutua edhe për sfidat dhe për mundësitë e zhvillimit të mëtejmë të operacioneve të deminimit.
 

Kalendari

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
  1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31