Atasheu ushtarak i Shqipërisë koloneli Ahmet Leka vizitoi KDS-në

Komandanti i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes, gjeneral brigade Enver Cikaqi, priti në takim atasheun ushtarak të Republikës së Shqipërisë kolonel Ahmet Leka dhe konsullin Shkëlzen Logu.

Në takimin që zhvilluan së bashku, ata biseduan për të arriturat e FSK-së dhe mënyrat e   bashkëpunimit dhe  mbështetjes në të ardhmen.  Gjeneral Cikaqi e njoftoi kolonelin Leka për sfidat nëpër të cilat ka kaluar KDS-ja, që prej themelimit të saj e deri më tani, si dhe për të avancimin e KDS-së. Ai po ashtu falënderoi kolonelin për ndihmën që ka dhënë Republika e Shqipërisë në ngritjen profesionale të pjesëtarëve  të KDS-së, përmes  ofrimit të  stërvitjeve dhe bashkëpunimit në fusha të ndryshme.

Gjeneral Cikaqi dhe kolonel Leka u zotuan për vazhdimin e bashkëpunimit dhe identifikimin e nevojave të të dyja palëve edhe në të ardhmen.
 

Kalendari

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
 1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31