Këshilltari i komandantit të FSK-së, nënkoloneli Gregor Lindsay, vizitoi KDS-në

Sot në ambientet e Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes të FSK-së në Ferizaj, gjeneral brigade Enver Cikaqi ka pritur në vizitë lamtumirëse këshilltarin e komandantit të FSK-së, nënkolonelin Gregor Lindsay, i cili ishte i shoqëruar edhe nga pasuesi i tij nënkoloneli Poul Stainthorpe.

Gjeneral Cikaqi e vlerësoi lart përkushtimin e N/Kolonel Lindsay si dhe e falënderoi për bashkëpunimin e ndërsjellë gjatë kohës së angazhimit të tij si këshilltar i komandantit të FSK-së  në Forcën e Sigurisë së Kosovës.
“Nënkoloneli Lindsay ka punuar ngushtë me të gjithë bashkëpunëtorët në FSK, duke ndikuar kështu në ngritjen profesionale të pjesëtarëve të FSK-së. N/Koloneli Lindsay ka luajtur rol kyç në bashkëpunimin dypalësh në mes të FSK-së dhe Britanisë së Madhe, veçanërisht ka mundësuar edukimin profesional të shumë pjesëtarëve tanë në këtë shtet”-shtoi ai .

Gjeneral Cikaqi, në shenjë falënderimi për angazhimin dhe kontributin e nëkolonelit Lindsay edhe në ndihmë të KDS-së, i ndau mirënjohje.

 Më këtë rast, gjeneral Cikaqi i uroi mirëseardhje edhe N/Kolonel Stainthorpe, dhe të dy së bashku u zotuan për vazhdimin dhe thellimin e këtij bashkëpunimit edhe në të ardhmen.
 

Kalendari

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
  1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31