Shefi i Shtabit të KFOR-it vizitoi Qendrën Koordinuese për Deminim në MFSK

Sot në Ministrinë për Forcën e Sigurisë së Kosovës (MFSK) qëndroi për një vizitë zyrtare shefi i Shtabit të KFOR-it, gjeneral brigade Randy Powell, me bashkëpunëtorë. Ai u prit nga drejtori i Qendrës Koordinuese për Deminim, z. Ahmet Sallova dhe zyrtari i lartë Agron Haziri.

Me këtë rast, drejtori Sallova e falënderoi gjeneralin Powell për vizitën dhe përmes një prezantimi të shkurtër e njoftoi  me progresin e arritur deri me tani në pastrimin e zonave të afektuara nga minat dhe mjetet tjera të pashpërthyera në Republikën e Kosovës, me resurset e tanishme për pastrim, si dhe planet për pastrimin e zonave të mbetura në të ardhmen.

Gjatë takimit të dyja palët vlerësuan lart bashkëpunimin e deritashëm në mes të njësiteve të EOD-s të FSK-së dhe të njësiteve të EOD-s të KFOR-it, duke e konsideruar këtë bashkëpunim si mjaft të dobishëm sidomos gjatë ekzekutimeve të detyrave të EOD-së. Po ashtu është diskutuar mundësia e organizimit të një ushtrimi të përbashkët për evakuim mjekësor gjatë operacioneve të deminimit.

Nga ana e tij, shefi i Shtabit të KFOR-it, gjenerali Randy Powell u nda i kënaqur me progresin e arritur deri më tani në operacionet e deminimit, dhe njëherësh premtoi që KFOR-i do të vazhdojë me përkrahjen e nevojshme për mbështetjen e njësive të FSK-së dhe organizatave tjera të përfshira në pastrimin e zonave të minuara.

 

Kalendari

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
      1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30