Oficerë të FSK-së në Mbretërinë e Bashkuar

Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama dhe këshilltari i tij ushtarak nga Mbretëria e Bashkuar, nënkoloneli Gregor Lindsay, përcollën tre oficerët e rinj të FSK-së, nëntogerët Besfort Kurteshi dhe Eugen Thaçi dhe togerin Ismail Hoxha, për në Mbretërinë e Bashkuar, për një trajnim profesional në akademitë më prestigjioze të Mbretërisë së Bashkuar.

Dërgimi i oficerëve të FSK-së, për trajnim profesional në Mbretërinë e Bashkuar  shënon fillimin e një viti të suksesshëm  të marrëdhënieve shumë të mira mes ushtrisë së Mbretërisë së Bashkuar dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

Këta pjesëtarë të FSK-së, paraqesin shembullin e rritjes së FSK-ja duke dëshmuar  se udhëheqësit e saj të rinj janë oficerë profesionistë të gatshëm për sfidat që e presin në të ardhmen.

Nëntogeri Besfort Kurteshi do të jetë pjesë e Akademisë Ushtarake Mbretërore Sandhurst. Ky është kandidati i 18-të i FSK-së që shkollohet në këtë akademi ushtarake. Në Sandhurst, Kurteshi do të shërbejë së bashku me mbi 100 liderë të ardhshëm, pjesëtarë nga ushtria e Mbretërisë së Bashkuar dhe ushtritë e shteteve tjera.

Ndërsa, nëntogeri Eugen Thaçi do të qëndrojë në Edinburg të Skocisë, për një para-trajnim që drejtohet nga Shkolla e Trajnimit të Këmbësorisë. Nëntogeri Thaçi do të studiojë taktikat e Ushtrisë Britanike dhe do të mësojë të përdorë pajisjet britanike në kushtet e dimrit skocez.  Pas këtij trajnimi sfidues, Thaçi do të shkojë edhe në Uells, ku do të jetë oficeri i dytë i FSK-së, për të kryer Kursin Luftarak për komandant të togës. Nëntogeri Thaçi si udhëheqës i ekipit në Ushtrimin ,,Shqiponja Patrolluese 2017”, ka treguar aftësitë për komandimin e këmbësorisë. Megjithatë ai do të sfidohet ende nga trajnimi intensiv dhe kushtet e vështira që mund të gjenden në Uells.

Kurse togeri Ismail Hoxha, pas sukseseve në Akademinë Ushtarake Sandhurst, ku fitoi ,,Shpatën” si studenti më i mirë ndërkombëtar, dëshmoi aftësi profesionale edhe në garën me prestigjioze ,,Cambrian Patrol” ku zuri vendin e parë me njësitin e tij . Të gjitha këto njohuri profesionale të fituara në Mbretërinë e Bashkuar ai, i zbatoi me sukses në praktikë në Batalionin e Parë të Brigadës për Reagim të Shpejtë (BRSH) ku vepron. Togeri Ismail Hoxha kësaj radhe do të jetë në cilësinë e instruktorit të FSK-së, në Britani të Madhe. Togeri Hoxha, në Mbretërinë e Bashkuar, gjegjësisht në Skoci, do të kryejë detyrën e instruktorit për t’i mësuar kadetët britanikë. Ai gjithashtu do të qëndrojë edhe në Uells, në cilësinë e instruktorit në Kursin Luftarak për Komandant të Togut.

Shumë rrallë ndodhë të zgjedhën si instruktor nga personeli ndërkombëtar për të udhëzuar dhe trajnuar oficerët britanikë. Kjo është një kredi e madhe për togerin Ismajl Hoxha dhe FSK-në. ​

Kalendari

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
      1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30