Zëvendëskomandanti i KFT-së priti në takim lamtumirës atasheun ushtarak të Mbretërisë së Bashkuar

Sot në Komandën e Forcës Tokësore, zëvendëskomandanti i kësaj force, gjeneral brigade Gëzim Hazrolli, priti në takim lamtumirës atasheun ushtarak të Mbretërisë së Bashkuar, nënkolonelin Richard Perry.

Gjeneral Hazrolli, me këtë rast, e ka falënderuar nënkolonelin Richard Perry për angazhimin dhe kontributin gjatë shërbimit të tij në misionin-atashe ushtarak për Kosovën, si dhe për punën e tij të pakursyer profesionale në avancimin e mëtejmë të FSK-së.

,,Ndihma e pakursyer e partnerëve strategjikë, siç është Mbretëria e Bashkuar, ka qenë shumë e rëndësishme, prandaj edhe të arriturat e FSK-së sot janë falë mbështetjes së pakursyer të partnerëve tanë ”, tha veç tjerash gjeneral Hazrolli.

Ai, po ashtu gjatë këtij takimi, duke i dëshiruar shëndet dhe karrierë të suksesshme nënkolonelit Richard Perry, tha se mbështetja, bashkëpunimi dhe bashkërendimi i ndërsjellë do të vazhdojnë edhe në të ardhmen, duke uruar që takimet e ardhshme të bëhen në kuadër të misioneve paqësore dhe në të mirë të qytetërimit.

Në fund të takimit lamtumirës, në shenjë respekti për bashkëpunimin, u shkëmbyen dhurata. 

Kalendari

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
    1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31

KOSOVO IN UNESCO