Ministri i FSK-së, z. Rrustem Berisha u prit nga z. Nurettin Canikli, ministër i Mbrojtjes së Republikës së Turqisë

Ne takimin e përbashkët të ministrave Berisha dhe Canikli u bisedua për marrëdhëniet e mira bilaterale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Turqisë në fushën e sigurisë dhe u theksua gatishmëria e dy ministrive për vazhdimin dhe intensifikimin e këtyre marrëdhënieve edhe në të ardhmen.

Me këtë rast, ministri Berisha ka falënderuar ministrin Canikli dhe nëpërmjet tij edhe popullin e Turqisë për mbështetjen e pakursyer për Kosovën dhe në veçanti për FSK-në në ngritjen, zhvillimin, profesionalizimin si dhe modernizimin e saj.

Nga ana e tij, ministri i Mbrojtjes së Republikës së Turqisë  shprehu vullnetin e Ministrisë që ai drejton,  që marrëdhëniet ndërmjet dy forcave, dy ministrive dhe dy vendeve të avancohen dhe intensifikohen në të ardhmen, duke u zotuar se do ta mbështesin FSK-në në ngritjen e kapaciteteve dhe zhvillimin e saj si force moderne.

Gjatë qëndrimit në Ankara, ministri Berisha ka takuar edhe shefin e Shtabit të Forcave të Armatosura të Turqisë,  gjeneral Hulusi Akar, nga i cili ka kërkuar që bashkëpunimin ushtarak ta vazhdojnë me partneritet të ngushtë.

Ministri Berisha dhe delegacioni i FSK-së ka takuar edhe kadetët e FSK-së të cilët janë duke vazhduar shkollimin dhe trajnimet e tyre në Turqi, me përkrahjen e Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Turqisë.​

 

Kalendari

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
    1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31

KOSOVO IN UNESCO