Atasheu i Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar u nderua me mirënjohje dhe u dekorua me medalje në përfundim të mandatit

Në Ministrinë për Forcën e Sigurisë së Kosovës sot u zhvillua ceremonia lamtumire për Atasheun e Mbrojtjes të Mbretërisë së Bashkuar, nënkolonel Richard Parry, i cili për katër vite ka qenë akredituar Atashe i Mbrojtjes për Republikën e Kosovës.

Me këtë rast, zëvendësministri Agim Çeku, në emër të ministrit të FSK-së, Rrustem Berisha i dorëzoi një Mirënjohje atasheut britanik, nënkolonel Parry-t, për angazhimin e  pakursyer në ngritjen dhe avancimin e nivelit të bashkëpunimit në fushën e sigurisë ndërmjet Mbretërisë së Bashkuar dhe Kosovës.

Zëvendësministri Çeku lavdëroi punën dhe angazhimin shumëvjeçarë të atasheut Perry, që nga misioni i tij i parë në Kosovë e deri tek detyra e atasheut në tri vitet e fundit, ku intensiteti i marrëdhënieve të MFSK/FSK-së me Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcave të saj të Armatosura   kanë qenë në vazhdimësi të shkëlqyera, dhe falë gatishmërisë së Mbretërisë së Bashkuar janë intensifikuar edhe më tutje. 

Gjithashtu edhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, i ndau ,,Medalje për shërbim vetëmohues’’ atasheut të Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar, duke i shprehur me këtë akt të gjithë mirënjohjen për bashkëpunimin e shkëlqyer, koordinimin e vazhdueshëm dhe  gjithë angazhimin e Mbretërisë së Bashkuar, përkatësisht të Ministrisë së Mbrojtjes dhe  Forcave të Armatosura dhënë Forcës së  Sigurisë së Kosovës.

Nga ana e tij, nënkolonel Richard Parry falënderoi zëvendësministrin Çeku për Mirënjohjen  dhe komandantin Rama për Medaljen  si dhe shprehu falënderimin e tij  për të gjithë oficerët e FSK-së, të cilët, siç u shpreh ai, kanë qenë shumë bashkëpunues gjatë 4 viteve të punës së përbashkët.

Atasheu i Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar, nënkolonel Richard Parry,  ka shërbyer prej vitit 2013  atashe i Mbrojtjes në Republikën e Maqedonisë, i akredituar edhe për Republikën e Kosovës dhe atë të Shqipërisë.
 

Kalendari

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
    1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31

KOSOVO IN UNESCO