Batalioni i Dytë i BRSH-së realizoi me sukses ushtrimin fushor ,,Ujku Vigjilent 3”

Në bazë të planit vjetor të stërvitjes së Batalionit të Dytë të Brigadës për Reagim të Shpejtë, Kompania 2C ka realizuar trajnimin e brendshëm tre mujor, nga data 18.09.2017 deri më 01.12.2017.

Në kuadër të këtij trajnimi është realizuar edhe ushtrimi fushor 72 orësh “Ujku Vigjilent 3”, i cili ushtrim është planifikuar nga Komanda e Batalionit të Dytë dhe ekzekutuar nga Kompania 2C.

Ushtrimi është vëzhguar dhe vlerësuar nga ekipet vlerësuese të FSK-së.

Gjatë realizimit të këtij ushtrimi pjesëtarët e Kompanisë 2C, dëshmuan se janë të përgatitur profesionalisht për përmbushjen e Misionit të Kompanisë, siç janë: Rikonicioni i terrenit, ngritja e pikave statike dhe mobile të kontrollit, patrullimet me automjete/blinda dhe reagimi në kontakt, manovrimi taktik me autoblinda, kordon kërkim, sulmi i planifikuar i bazës së armikut, reagimi në pritë, mbrojtja gjatë marshimeve rrugore, vetëmbrojtje e afërt, perimetri i sigurisë, navigim tokësor individual edhe ekipor, marshime kondicionale taktike, poligoni i qitjes, qitje e avancuar me municion real në nivel skuadre dhe fusha të tjera.

Gjatë trajnimit tremujor të Kompanisë 2C, janë realizuar edhe teste vlerësuese individuale dhe ato grupore si testet fizike dhe akademike.

Sipas vlerësimeve të stafit, Kompania 2C, dëshmoi se është e përgatitur dhe ka kapacitete të ekzekutoi operacione të ndryshme sipas misionit të paraparë, për të realizuar qëllimin dhe objektivat e komandantit të Batalionit të Dytë.

Qëllimi i realizimit të këtij trajnimi dhe ushtrimi është për t’i mirëmbajtur, avancuar dhe profesionalizuar kapacitete ekzistuese. 

 

Kalendari

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
      1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30