Një delegacioni i atasheve ushtarak të akredituar në Turqi vizitoi Forcën e Sigurisë së Kosovës

Në Kazermën ,,Adem Jashari” të Komandës Tokësore të FSK-së në Prishtinë, sot për vizitë zyrtare  qëndroi një delegacion i atasheve ushtarak të akredituar në Turqi -përfaqësues nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Finlanda, Norvegjia, Australia dhe Holanda. Delegacioni shoqërohej nga nënkoloneli Bekim Osmani, atasheu ushtarak i Forcës së Sigurisë së Kosovës në Turqi.

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama, së bashku me kolonelin Jeton Dreshaj, i falënderoi atashetë për vizitën dhe kohën që kanë ndarë që të jenë sot së bashku në FSK. Gjenerali Rama, gjithashtu  i ka njoftuar atashetë edhe me të arriturat e përgjithshme të FSK-së, misionin, strukturën, shkollimin, bashkëpunimin, mbështetjen e shteteve tjera, si dhe me transformimin e FSK-së.

Mysafirët u pritën edhe nga shefi i Shtabit të Komandës së Forcave Tokësore, koloneli Naim Haziri, shefi i Operativës së KFT-së, kolonel Bashkim Shillova, shefi i personelit të KFT-së, kolonel Hasan Hoxha si dhe eprorë të FSK-së. Ata përmes një brifingu informues; rreth strukturës, misionit aktual të Forcës se Sigurisë së Kosovës, kapaciteteve të FSK-së, trajnimeve individuale dhe kolektive, shkollimit si brenda institucionit të FSK-së, dhe jashtë vendit i njoftoi togeri Nysret Buzhala.

Delegacioni nga Turqia, gjatë ditës vizitoi edhe Qendrën për Studime Universitare (QSU) të FSK-së, ku nga kapiteni Vegim Krelani, u njoftuan me QSU-në, pastaj realizuan vizita në sallat e mësimit, bibliotekën, dhomat e fjetjes, sallën e fitnesit fizik si dhe bashkëbiseduan me kadetët e kësaj Qendre.

Mysafirët nga Turqia do të qëndrojnë për vizitë tre ditore në Kosovë, ku gjatë kësaj kohe do të realizojnë edhe vizita në vendet historike të Kosovës.
 

Kalendari

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
      1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31