Diplomojnë kadetë nga radhët e komuniteteve

Në kazermën ushtarake ,,Goce Dollçev” të Shkupit, dje u mbajt ceremonia e diplomimit të kadetëve të rinj nga Maqedonia, Bosnja Hercegovina, Mali i Zi dhe Kosova. Nga FSK-ja diplomuan dy kadetë(një nga radhët e komuniteti serb e tjetri nga ai boshnjak) si dhe dhanë betimin edhe dy kadetë të rinj, po nga radhët e komuniteteve.

Në ceremoninë e diplomimit morën pjesë ministrja e Mbrojtjes së Maqedonisë, znj. Radmilla Sheqerinska, komandanti i Akademisë Ushtarake kolonel Orce Popovski, familjarë të kadetëve, oficerë dhe zyrtarë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes të Maqedonisë, të Ministrisë për FSK-në, gjeneral brigade Enver Cikaqi, komandanti i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes, Azemina Qullum-shefe e Zyrës për Komunitete, si dhe oficerë të lartë të FSK-së.

Në emër të Ministrisë së Mbrojtjes së Maqedonisë të pranishmit i përshëndeti ministrja Radmilla Sheqerinska, kurse në emër të Ministrisë për FSK-në, Azemina Qullum, shefe e Zyrës për Komunitete e cila ndër të tjera tha: “Jam e privilegjuar që në emër të ministrit Rrustem Berisha dhe komandantit të FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Ramës të ju përshëndes, në këtë ngjarje me rëndësi me rastin e diplomimit me sukses kadetëve të rinj”. Ajo, gjithashtu ka përshëndetur edhe stafin e Akademisë së Mbrojtjes, për kontributin e dhënë në shkollimin e kadetëve të rinj.

Znj. Qullum gjithashtu ka uruar edhe kadetët e FSK-së, nga radhët e komuniteteve, të cilët me sukses kryen akademinë duke thënë: “Kjo është edhe një dëshmi e bashkëpunimit të suksesshëm të dyja ministrive tona për ndërtimin e paqes dhe qetësisë në rajon”. Duke iu drejtuar kadetëve të diplomuar të FSK-së, ajo tha: “Kadetë të diplomuar, gjatë shkollimit tuaj ju keni treguar sukses, dhe keni dhënë një zotim të madh dhe përkushtim profesional për t'u bërë oficerë të përgatitur mirë. Këtë e keni arritur dhe unë ju përgëzoj!”

Ndërsa, në Ambasadën e Kosovës në Shkup, në prani të konsullit të Republikës së Kosovës z. Agim Krasniqi, gjeneralit Enver Cikaqit, zyrtares së MFSK-së, znj. Azemina Qullum e të oficerëve të lartë të FSK-së dhe të Akademisë së Maqedonisë, dhanë betimin dy kadetët e rinj të FSK-së, pjesëtarë të komuniteteve, të cilët për katër vite do t’i vazhdojnë studimet në akademinë ushtarake “Gjeneral Mihailo Apostollski” në Shkup.

Kalendari

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31

KOSOVO IN UNESCO