Ministri Berisha në Konferencën “SHBA-Karta e Adriatikut-A5”

Ministri për Forcën e Sigurisë së Kosovës(MFSK), zotëri Rrustem Berisha, me ftesë të ministres së Mbrojtjes të Republikës së Maqedonisë, zonjës Radmila Shekerinska - Jankovska po merr pjesë në punimet e Konferencës “SHBA-Karta e Adriatikut”, në Ohër të Republikës së Maqedonisë.
 
Ministri Berisha do ta paraqes ekspozenë e tij në seancën plenare si dhe pritet të zhvillojë takime bilaterale me homologët pjesëmarrës në Konferencë.
 
Konferenca e ministrave të mbrojtjes të shteteve pjesëmarrëse në kuadër të Kartës së Adriatikut është me rëndësi të veçantë dhe ministrat e Mbrojtjes të shteteve pjesëmarrëse, bashkërisht analizojnë sfidat e fushës së sigurisë dhe të mbrojtjes të përpiqen të gjejnë mënyra me të cilat mund t'i zbusim ato me përpjekje të përbashkëta.
 
Konferenca e Ministrave të Mbrojtjes shërben si platformë për shkëmbimin e përvojave dhe ekspertizave përmes së cilave ministrat të gjejnë mënyrat për të zgjeruar bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë.
 
Konferenca e ministrave të Mbrojtjes gjithashtu paraqet një mundësi për ritheksimin e  vendosmërisë së shteteve pjesëmarrëse për forcimin e sigurisë dhe stabilitetin rajonal dhe  harmonizimin në perspektiven sa i përket prioriteteve të sigurisë në rajon.
 
 

Kalendari

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
      1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30