Komandanti i FSK-së, gjeneral Rama merr letër urimi nga komandanti i Ushtrisë së Turqisë, gjeneral Akar

Komandanti i Forcë së Sigurisë së Kosovës(FSK), gjenerallejtënant Rrahman Rama me rastin e ,,Ditës së FSK-së’’ ka marrë një letër urimi nga komandanti i Forcave të Armatosura të Republikës së Turqisë, gjeneral Hulusi Akar.
 
Gjenerali Akar nëpërmjet kësaj letre ka përshëndetur dhe uruar komandantin e FSK-së dhe nëpërmjet tij të gjithë pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës me rastin e 27 Nëntorit – “Ditës së Forcës’’.
 
Në letrën e urimit të komandantit të Forcave të Armatosura të Turqisë, gjeneral Hulusi Akar thuhet: ,, Pres me padurim zhvillimin e mëtejshëm të lidhjeve të shkëlqyeshme të miqësisë dhe bashkëpunimit midis Forcave tona të Armatosura, me qëllim të arritjes së objektivave të përbashkëta për sigurimin e paqes, sigurisë dhe stabilitetit’’.
 
Gjeneral Akar përfundon letrën e tij me dëshirat më të mira për gjeneral Ramën dhe pjesëtarët e FSK-së duke iu uruar shëndet dhe suksese të mëtejme.
 
 

Kalendari

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
      1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31