Ministri dhe komandanti i FSK-së nderuan sakrificën e ushtarakëve britanikë të rënë në Kosovë

Ministri Rrustem Berisha dhe komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama së bashku me oficerë të lartë të FSK-së, në ceremoninë e ri-dedikimit të Memorialit të ri Britanik, nderuan dhe përkujtuan 14 ushtarakët e Mbretërisë së Bashkuar të rënë në Kosovë.

Krerët e FSK-së dhe ambasadori i Mbretërisë së bashkuar Ruairi O’Conell,  të shoqëruar edhe nga oficerë britanikë, bënë homazhe duke u përkulur me respekt dhe mirënjohje pranë memorialit  të të rënëve, ku po bënin nderime pjesëtarët e Togut Ceremonial të FSK-së.    

Me këtë rast, ambasadori O’Connell, veç tjerash u shpreh: ,,14 ushtarët britanikë, emrat e të cilëve  në këtë memorial do të mbahen në mend përgjithmonë,  që dhanë jetën e tyre në mënyrë që Kosova të mund të njohë paqen. Sakrifica e tyre është lidhja më e fortë dhe e pathyeshme midis vendeve tona’’.

Ceremonia e mbajtur në nderimi të ushtarakëve britanikë u mbështet edhe nga Bendi Muzikor dhe Togu Ceremonial i FSK-së.

 

Kalendari

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
  1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30

KOSOVO IN UNESCO