Komandanti i FSK-së në Konferencën ,,Karta e Adriatikut-5’’

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Rrahman Rama, në paraqitjen  e tij në punimet e Konferencës ,,SHBA-Karta e Adriatikut(A5)”  të mbajtur në Shkup,  theksoi nevojën për zgjerimin e bashkëpunimit në nivel rajonal, me qëllim të rritjes së ndërveprimit, besimit dhe shkëmbimit të përvojave në sektorin e Sigurisë dhe atë të Mbrojtjes.

Gjeneral Rama dhe komandanti i Gardës Kombëtare të Ajovës, gjeneral major Timothy Orr, të shoqëruar nga atasheu ushtarak amerikan, kolonel Jefry Fischer zhvilluan takim të përbashkët me zëvendëskomandantin e Komandës së Ushtrisë Amerikane për Evropë (EUCOM), gjenerallejtënant Timothy M. Ray, ku diskutuan për mundësinë e zgjerimit të aktiviteteve të përbashkëta. Me këtë rast, gjeneral Rama e njoftoi gjeneralin Ray me zhvillimin profesional të FSK-së, integrimin e komunitetit jo shumicë, bashkëpunimin e shkëlqyeshëm me Gardën Kombëtare të Ajovës të SHBA-ve si dhe me sfidat në rrugën që ka përpara FSK-ja.

Gjenerallejtënant Rrahman Rama gjithashtu pati  takime bilaterale me shefat e mbrojtjes të Republikës së Maqedonisë, Shqipërisë, Malit të Zi dhe drejtorin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Kroate, kundër-admiralin Robert Hranj, me të cilët u pajtuan për krijimin e mundësive më të mëdha në shkëmbimin e përvojave në kuadër të bashkëpunimit rajonal dhe bilateral. 
 

Kalendari

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
  1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30

KOSOVO IN UNESCO