Delegacioni i Departamentit të Personelit të MFSK-së ka qëndruar për vizitë në Zyrat Qendrore të Menaxhimit të Personelit të Forcave të Armatosura Gjermane

Bazuar në Planin Bilateral me Forcat e Armatosura të Republikës së Gjermanisë, një delegacion tre anëtarësh i Departamentit të Personelit të MFSK-së, i përbërë nga kolonel Skender Zhitia, z. Arian Hasani dhe kapiten Fatlum Demiri, prej 7 deri më 9 nëntor 2017 ka qëndruar në vizitë zyrtare në Zyrat Qendrore të Menaxhimit të Personelit të Forcave të Armatosura Gjermane.
 
Delegacioni nga MFSK-ja, gjatë kësaj vizite, pati takime të ndryshme me drejtuesit e Menaxhimit të Personelit të FA Gjermane, ku u njoh për së afërmi me mënyrat dhe procedurat e menaxhimit të personelit në këto forca, strukturën organizative të personelit, mënyrën e menaxhimit të pjesëtarëve të kësaj force, veçanërisht oficerëve, si dhe metodat e mënyrat e procesit të rekrutimit dhe vlerësimit për pjesëtarët që dëshirojnë të jenë ose janë pjesë e Forcave të Armatosura Gjermane.

Kolonel Zhitia njoftoi palën gjermane me mënyrën e organizimit dhe menaxhimit të personelit në MFSK, strukturën organizative të këtij departamenti si dhe formën dhe mënyrën e bërjes së politikave, rregulloreve, menaxhimit, rekrutimit dhe vetingut në MFSK/FSK.

Vlen gjithashtu të theksohet se delegacioni nga MFSK-ja, ka vizituar dhe ka zhvilluar takime edhe me pjesëtarët që gjenden në Trajnime Bilaterale në Gjermani dhe me kadetët e FSK-së që po ashtu vijojnë studimet në Akademitë Ushtarake të këtij vendi, ku është njohur për së afërmi me sfidat dhe kërkesat e këtyre pjesëtarëve.
 
 

Kalendari

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
  1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30

KOSOVO IN UNESCO