Drejtori Faruk Geci mori pjesë në takimin e shefave për politika dhe plane SHBA-Karta e Adriatikut

Drejtori i Drejtorisë për Politika dhe Plane në Ministrinë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, zotëri Faruk Geci, mori pjesë në takimin e drejtorëve të drejtorive për politika të mbrojtjes të  shteteve anëtare të SHBA-Karta e Adriatikut (A5), i cili u mbajt në Shkup të Republikës së Maqedonisë.
 
Në takimin e zyrtarëve të lartë për politika të mbrojtjes u diskutua për projektet aktuale në kuadër të Kartës së Adriatikut - A-5,  për projektet e reja në të ardhmen, për kontributin e vendeve të rajonit në misionet e NATO-s si dhe për krizën e refugjatëve.
 
Me këtë rast, drejtori Geci, para përfaqësuesve të vendeve anëtare, paraqiti argumentet për mbështetje të kërkesës për pranimin e Republikë së Kosovës si anëtare me të drejta të plota në forumin e  Kartës së Adriatikut- A5. Ai po ashtu foli edhe për projektet konkrete që mund të realizohen bashkërisht në të ardhmen në fushën e kërkim shpëtimit, duke ofruar kështu, për vendet e rajonit, Qendrën e Trajnimit për Kërkim-Shpëtim të Regjimentit të Mbrojtjes Civile, ndërsa për kadetët  e vendeve fqinje mundësinë e përfshirjes së tyre në të ardhmen në Qendrën për Studime Universitare të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
 
 

Kalendari

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
  1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30

KOSOVO IN UNESCO